• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-deputeti i VV: Albin Kurti nuk dallon fare prej Isa Mustafës e Hashim Thaçit

by Java News
12/10/2018 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli përmes një postimi në Facebook, u ka reaguar disa aktivistëve të ish-partisë së tij Vetëvendosjes, të cilët e quajtën tradhtar dhe joparimor shkaku i thirrjeve që u bëri ai disa miqve të tij të angazhohen në PSD. Topalli përmes këtij postimi ka shkruar se ” A keni harruar që në kohën në të cilin Isa Mustafa ishte Kryeministër vdiq në burg aktivisti i LVV Astrit Dehari. Albin Kurti e quajti vdekjen e Astrit vrasje, ndërsa për këtë akuzoi Kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij.

A keni harruar që në kohën e Isa Mustafës u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin nga Ministri i tij i punëve të brendshme Skënder Hyseni. A keni harruar që Isa Mustafa nënshkroi marrëveshjen për Zajednicën. A keni harruar që Albin Kurti na ftoi në protesta për të brohoritur „Isë, Isë argat i Serbisë“.

Isa Mustafa e quajti pastaj Albin Kurtin “Gomari i Zajednicës”.

Dhe në fund Baba Kurti i shkeli të gjitha këto parime duke harruar zajednicën, demarkacionin, Astrit Deharin, arrestimet e aktivistëve dhe deputetëve, përgjakjen e tyre dhe i shkoi në shtëpi Isa Mustafës dhe e luti për tu bërë bashkë për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Topalli.

Postimi i plotë:

Diskutimi për parimet:

-Kur shkeli dhe tradhtoi parimet Albin kurti, dje apo sot?

Nuk e kisha ndërmend as të shkruaj e as të merrem me Lëvizjen Vetëvendosje sikur një mori aktivistësh të kësaj partie të mos më kishin quajtur jo parimor e tradhtarë vetëm pse i thirra miqtë e mi të angazhohen në PSD. Disa edhe më shanë dhe më fyen pa asnjë shkak. Një parti serioze e demokratike nuk do të lejonte diçka të tillë e aq më pak të organizonte vet një fushatë. Në disa vende më të avansuara demokratike kjo do të ishte vepër penale.

Për shumicën e tyre më vjen shumë keq sepse, besoj që janë njerëz të ndershëm dhe besojnë, e besimi i tyre u keqpërdor dhe manipulua nga ai soj njerëzish të cilët nuk i besojnë askujt, nuk janë vet të besueshëm dhe parimet i kanë për formë, por jo për përmbajtje.

Ndodh shpesh që gjërat e rëndësishme harrohen, unë dua të ua freskoj pak kujtesën, aq sa për t’i pas parasysh parimet, të vërtetën dhe shprehjen tradhti.

Besoj që nuk e keni harruar që Kryeministri i atëhershëm i Kosovës Isa Mustafa dërgoi më 28 Nëntor 2015 mbi njëmijë polic , përfshirë këtu edhe njësinë speciale për të thyer Zyrat e LVV në Prishtinë me të cilin rast u burgosën e plagosën dhjetëra aktivistë.

A keni harruar që në kohën në të cilin Isa Mustafa ishte Kryeministër vdiq në burg aktivisti i LVV Astrit Dehari. Albin Kurti e quajti vdekjen e Astrit vrasje, ndërsa për këtë akuzoi Kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij.

A keni harruar që në kohën e Isa Mustafës u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin nga Ministri i tij i punëve të brendshme Skender Hyseni.

A keni harruar që Isa Mustafa nënshkroi marrëveshjen për Zajednicën.

A keni harruar që Albin Kurti na ftoi në protesta për të brohoritur „Isë, Isë argat i Serbisë“.

Isa Mustafa e quajti pastaj Albin Kurtin “Gomari i Zajednicës”.

Dhe a e patë në fund se si Baba Kurti i shkeli të gjitha këto parime duke harruar Zajednicën, demarkacionin, Astrit Deharin, arrestimet e aktivistëve dhe deputetëve, përgjakjen e tyre dhe i shkoi në shtëpi Isa Mustafës dhe e luti për tu bërë bashk për të ardhur në pushtet.

Unë ju ftoj të mendoni racionalisht dhe të gjeni një përgjigje për vetëveten se në fakt kush i shkeli dhe tradhtoi parimet:

Që Albin Kurti, gënjeu, mashtroi dhe tradhëtoi parimet e tij është shumë e qartë. Por kur gënjeu në të vërtetë: A gënjeu kur e quajti Isa Mustafën Argat i Serbisë, apo po gënjen tani kur po thot që Isa Mustafa është i mirë prandaj dhe e fton të qeveris me të?

Nëse Isa Mustafa paska qenë Argat i Serbisë, pse përpiqet ALbin Kurti ta kthej argatin e Serbisë në qeverisje?

Po gjaku i derdhur i aktivistëve, jeta e Astrit Deharit, gjithë ato vite burg, gjithë ato përndjekje kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, pse u bënë nëse nënshkruesit e demarkacionit dhe Zajednicës duhet të qeverisin krah për krah me Albin Kurtin?

Dhe në fund cili është këtu dallimi që bën Kurti mes Thaçit dhe Mustafës që bënë të njëjtën gjë?

Cila është e vërteta dhe kush është tradhtari e kush gënjeshtari? A do të bashkëpunonte Kurti me Thaçin sikur ky i fundit të ishte në opozitë? Dhe mbi të gjitha cili është këtu parimi?

Përfundimi është ky: Në luftën për pushtet si duket nuk ka parime, nuk ka dinjitet. Në këtë pikë Albin Kurti nuk dallon as nga Isa Mustafa, as nga Hashim Thaçi.

Ju mund të vazhdoni, të shani, të fyeni të shpifni e të merreni me secilin aktiviste e zyrtarë të PSD, jo vetëm me qëndrimet tona politike por edhe me jetën tone private. E nëse është kështu atëherë ju ftoj të merreni edhe me jetën e Albin Kurtit, Liburn Aliut, Xhelal Sveqles, Hysen Durmishit e të tjerëve, me financat e LVV, barazin dhe abuzimet brenda LVV, ta shohim në fund kush po del që mbron e promovon vlera e parime dhe kush po i shkeli ato.

Nëse keni menduar se kështu mund të më mbyllet goja keni gabuar. Do të ndodh e kundërta. Mua nuk më frikësoni dot sepse unë ndjek parimet dhe jo rrjedhën e lumit. Kështu do t’i frikësoni vetëm qytetarët të cilëve ju flisni çdo ditë për një jetë me dinjitet, për liri e demokraci dhe të njëjtën kohë nuk leni gur palëvizur kundër shokëve e shoqeve tuaja të dikurshme që nuk bënë asgjë tjetër përveç se nuk menduan njësoj si Albin Kurti.

Të menduarit ndrysh në LVV na doli të jet krimi më i madh i mundshëm. Unë nuk jam në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak që Albin Kurti ma vodhi shpresën dhe ëndrrën për një politikan dhe politik ndryshe. Nuk jam më pak i zhgënjyer se ju, më pak i mashtruar dhe më pak i keqpërdorur, por së paku nuk jam oportunist, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Deputeti i PD: Alizoti njihet si “Fred hajduti”, i kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë

Deputeti i PD: Alizoti njihet si "Fred hajduti", i kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com