Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kryedemokrati Basha ka qenë i hapur për negiciata me kryeministrin Rama, por ky i fundit ka qenë kundër.
“Duhet parë vëmendja dhe dëshira e palëve për të evituar konfrontimin.
Pati një thirrje nga ndërkombëtarët, pati një thirrje për të negociuar.
Zoti Basha nga ana e PD ka qenë i gatshëm për të negociuar.
Zoti Rama është totalisht kundër.
Është kundër sepse i vetmi interes që ka është vetja e tij, karrigia e tij”, tha Hasa.
/a.r