• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD shpërthen ndaj Bashës: Ne nuk bëjmë zgjedhje, por farsa

by Java News
05/09/2017 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu jep alarmin se Partia Demokratike po kthehet si Partia Socialiste, ku Lulzim Basha sipas tij po ecën në gjurmët e Edi Ramës duke eliminuar demokracinë e brendshme. Shehu shkruan se Basha është i ndërgjegjshëm që ne nuk bëjmë zgjedhje, por farsa dhe u tregua i sinqertë duke mos thënë asnjë fjalë për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

STATUSI I PLOTË I SHEREFEDIN SHEHUT

Kur Ne Nuk Bëjme Zgjedhje Në Parti Dhe Në Qeveri, Atëherë Si Mund Të Bëjmë Në Akademi?

Është për të ardhur keq që zgjedhjet u bënë farsë edhe në krye-institucionin e shkencës. Me sa duket edhe shkenca nuk mund të bëjë përjashtim nga farsat zgjedhore që ne bëjmë në Parti dhe në Qeveri. Me një mungesë totale përgjegjësie, Kryeministri Rama u hakërrye, jo për farsën por për mospërfilljen, dhe deklaroi se tani nuk do t’i japë asnjë lek Akademisë së Shkencave, thua se ai i ka lekët në xhep dhe mund ti japë vetëm tij që do ai. Në vend të kësaj deklarate boshe, Rama duhet të mbajë përgjegjësinë për farsën sepse edhe Akademia zbatoi modelin e zgjedhjeve që ai vetë e instaloi. Le të kujtojmë vitin 2005 kur, ditën e parë të zgjedhjev në PS, Ramës, si kandidat, i dështoi modeli që propozoi për zgjedhjen e Kryetarit dhe në vend që të dorëhiqej “me punë dhe përpjekje” arriti që ditën e dytë të zgjidhej Kryetar. Në 2009, humbi zgjedhjet, u dorëhoq me të drejtë ri-kandidimi dhe, megjithëse humbës, korri një fitore plebishitare kundër kandidatit tjetër Maqo Lakrori. Ndërsa kur i mbaroi mandati në 2013, ndonëse Kryeministër, kishte frikë se mos e turpërontë Ben Blushi dhe vendosi të mos bëjë zgjedhje fare dhe sot vazhdon të jetë Kryetar i PS. Këtë model po e shtrin edhe në zgjedhjet qeveritare ku rezultati paracaktohet me marrëveshje para zgjedhjeve dhe në ditën kur kutia mbushet me vota vetëm çertifikohet.

Edhe në PD po instalohet sistemi i PS. Por, ndryshe nga Rama i vitit 2013, Basha u vetë-ngri dhe eci në gjurmët e Ramës gjysëm të përparuar të vitit 2009, duke emëruar Eduard Selamin si kandidat alternativ dhe arritur një fitore plebishitare kundër tij. Por ama Basha është i ndërgjegjshëm që ne nuk bëjmë zgjedhje por farsa dhe u tregua i sinqertë duke mos thënë asnjë fjalë për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

Ky është një alarm i madh, dhe profesorët, shkencëtarët dhe ndonjë civil nga shoqëria, që mund të ketë mbetur pa u njollosur akoma, duhet të bërtasin me të madhe. Mos prisni që këtë ta bëjë politika, përfshirë edhe mua që po ju jap mend, sepse duhej të kisha folur më heret.

Prandaj të dashur profesorë, shkencëtarë dhe akademikë i dilni zot vetes

 

 

 

Next Post
Miratimi nga mazhoranca i “Vetting-ut”, PD gati padinë në Kushtetuese

Vettingu/ Hipotekat në skaner pronat e gjyqtarëve e prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com