• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së: Ja cili aspiron drejtimin e demokratëve!

by Java News
24/12/2021 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë për Fax News, ku ka folur për situatën aktuale në PD.

Gent Strazimiri u pyet drejtëpërsëdrejti nëse aspiron të drejtojë Partinë Demokratike, kur të mbahen zgjedhjet e shpallura nga Komisioni i Rithemelimit, por Strazimiri u shpreh prerazi që ai nuk e ka këtë objektiv.

“Jo. Nuk e aspiroj. Secili ka të drejtë të shpallë kandidaturën. Ai që zgjidhet me vullnetin e lirë të demokratëve votat do të ketë mbështetjen time”, deklaroi ai.

I pyetur nëse i druhen një arrestimi të mundshëm nga Policia e Shtetit me kërkesë të Bashës, Gent Strazimiri nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë por la të kuptohet që nuk i intereson fare çfare mendon zoti Basha.

“Arrestime të grupit të Rithemelimit? Nuk e di. Nuk më intereson fare çfarë mendon zoti Basha. Më intereson që PD është në këmbë sot. Është shprehur në mënyrë të përgjegjshme me veprime masive, transparente. Unë do jem gjithmonë me ta dhe jam i nderuar që jam pjesë e tyre. Çdo veprim pas orës 6 pasdite të datës 11 dhjetor, është veprim i paligjshëm, aventurë politike, morale. Veprime të padenja të njerëzve që mendojnë se janë europiane. I futur në atë rrethin bicioz të mospranimit të realitetit do vazhdojë të bëjë veprime si këto. Janë veprime nul”, tha Strazimiri.

Ndër të tjera, ish-Deputeti thotë se 44 mijë demokratë e kanë shkarkuar Lulzim Bashës nga drejtimi i Selisë blu, pasi e konsiderojnë të padenjë.

“Nuk është injorim ndaj Komisionit të Përkohshëm, por një provokim, përpjekje për të refuzuar realitetin që 44 mijë anëtarë të PD-së, militantë kanë dalë në referendum dhe e kanë shkarkuar si të padenjë, të dëmshëm, njeri që nuk drejton PD-në. Është një armate njerezish që e refuzon. Dalëngadalë po i mbarojnë minutat dhe atyre që kanë lidhur fatin pas qerres së tij. Baza nuk i konsideron më të denjë për t’i përfaqësuar. Unë besoj që nuk do të bëjë asgjë. Nëse do të ishte që baza do ishte me të, nuk kishte asnjë arsye që të mos komunikonte me demokratët. Të gjitha veprimet që po bën janë në kundërshtim me atë që thotë”, përfundoi ai. FAX

Next Post
Sekretari organizativ i PD-së, Hoxha: “Fjala ultimatum s’ekziston”

Sekretari organizativ i PD-së, Hoxha: “Fjala ultimatum s’ekziston”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

January 16, 2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

January 16, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In