• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD: Evropianët që vijnë në Shqipëri financohen nga rusët

by Java News
03/03/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu sheh një rrezik për reputacionin rus. Referuar zhvillimeve të fundit, në një status në “Facebook” Balliu shkruan se më parë shqiptarët kanë ndjekur parti politike në bazë të perceptimit se Europa mbështet këtë parti apo atë parti por se sot vihet re një ndryshim. Sipas tij, jo vetëm që të deleguarit nuk shihen me atë respekt por madje disa prej tyre edhe sulmohen dhe kjo i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm reputacionit të BE dhe vlerave që familja europiane inspiron siç janë zgjedhjet e lira, demokracia, lufta kundër krimit apo terrorizmit.

Balliu shkruan se kjo vjen si rrjedhojë e një pune të mirëstrukturuar dhe mirëfinancuar, që ka prejardhjen nga antieuropianizmi Rus. “Interesi i Rusisë është të shkatërrojë reputacionin e Europës për të hapur kanale infiltrimi të influencës së saj në Ballkan dhe kudo. Për suksesin e këtij misioni ka një bashkëpunim të fortë me organizata të forta politike”, shkruan ai ndër të tjera. Ai e gjen shkakun e kësaj tek fondacioni Soros dhe njerëzit e tij.

STATUSI I BALLIUT
Kush po e shkatërron reputacionin e Europës. Europa pa dyshim ka qenë shpresa e shqiptarëve për një Shqipëri me drejtësi të barabartë për të gjithë. Demokracia në Shqipëri filloj me dy thirrje “SHBA” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Përgjithësisht Shqipëria dhe shqiptarët janë njohur në mbarë botën politikisht si një popull që do më së shumti Europën dhe Amerikën. Madje në shumë raste qytetarët shqiptarë kanë ndjekur parti politike në bazë të perceptimit se Europa mbështet këtë parti apo atë parti.

Mbështetjen qytetarët e lexonin nga deklaratat e të deleguarve të Europës dhe kush ishte kundër tyre, qytetarët e shikonin si armik të ëndrrës Europiane.

Por sot vihet re një ndryshim. Jo vetëm që të deleguarit nuk shihen me atë respekt por madje disa prej tyre edhe sulmohen dhe kjo i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm reputacionit të BE dhe vlerave që familja europiane inspiron siç janë zgjedhjet e lira, demokracia, lufta kundër krimit apo terrorizmit.

Por përse po ndodh sot diçka kaq e paprecedentë. Kjo vjen si rrjedhojë e një pune të mirëstrukturuar dhe mirëfinancuar, që ka prejardhjen nga antieuropianizmi Rus.
Interesi i Rusisë është të shkatërrojë reputacionin e Europës për të hapur kanale infiltrimi të influencës së saj në Ballkan dhe kudo. Për suksesin e këtij misioni ka një bashkëpunim të fortë me organizata të forta politike.

Njëra prej tyre është fondacioni Soros, i cili ka lidhje të niveleve shumë të larta në Europë e në Ballkan madje deri në SHBA. Sorosi në Shqipëri ka arritur të marrë peng shtetin me figurat e sponsorizuara prej tij si Rama dhe e mbështet atë me figura të tjera të sponsorizuar prej tij në Europë si Fleckenstein.

Por të kuptojmë se çfarë është Soros. Soros ështe një organizatë e cila rekruton njerëz specifik, të cilët nuk shquhen për ndonjë talent apo zgjuarsi të veçantë por që janë më të lehtë për tu kontrolluar për shkak të problemeve të tyre morale apo ligjore, siç është Edi Rama.

Gjithashtu sot ai është një kërcënim për SHBA, në fakt vetë Presidenti i SHBA e përqëndroj të gjithë sulmin e tij kundër kësaj organizate politike.
Organizata Sorosiste ka si qëllim spekulimin dhe fitimin e parave nëpërmjet spekulimeve, të cilat i shpërndan nëpërmjet njerëzve me pushtet në shtete të ndryshme, të cilat i ka infiltruar dhe promovuar vetë në brenche të ndryshme qeveritare.

Korrupsioni, gjithashtu është një nga pikat kyçe të fuqisë dhe pushtetit të Sorosit, pasi nëpërmjet tij ai mund të rekrutojë dhe të furnizojë me para individët politik të cilët janë pjesë e kësaj organizate .

Por interesat e tij shtrihen edhe më gjerë pasi kontratat që ai bën me shtete të ndryshme si Rusia kanë dhe një çmim.

Në rastin e Shqipërisë për shembull, është ndryshimi i kufijve të Kosovës. Soros është njeriu i cili urdhëroj Ramën që të mbështesë fuqishëm idenë Serbo-Ruse për ndryshim të kufijve dhe po ashtu ishte Sorosi ai i cili urdhëroj Ramën të sulmojë Presidentin Trump gjatë fushatës.

Por mbi të gjitha kjo organizat politike mbështetet tek idetë e majta dhe promovimin e njerëzve të lidhur historikisht me të majten, si në rastin e Rilindjes e cila në tërësi është e lidhur në një mënyrë apo tjetër me regjimin komunist.

Sot për hir të së vërtetës ai ka arritur që me të deleguarit Europian që ai mban nën mëngë të ngrijë një urrejtje të qytetarëve shqiptarë kundër të deleguarve Europian, pasi fasada tashmë ka rënë dhe i pari prej tyre që doli zbuluar ishte pikërisht Knut Fleckenstein. Ky nuk bëri gjë tjetër por vetëm përktheu akuzat e Ramës kundrejt opozitës dhe në veçanti lideres së LSI, zonjës Monika Kryemadhi.

Por duhet thënë se nga ajo përballje doli i humbur Fleckenstein, pasi i ra maska e Europianit dhe i doli fytyra Rilindase që mundohej ta fshihte me aq kujdes. Por qytetarët nuk duhet që për shkak të disa të deleguarve që janë drejt pensionit politik, të harrojnë se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë.

Personalisht skam dyshim që Shqipëria shumë shpejt do të rikthehet në rrugën e saj drejt familjes së saj Europiane, por për sa kohë në drejtim të politikës shqiptare janë ato individ që janë financuar nga organizata sorosiste apo filoruse, si për shembull Edi Rama ëndrra europiane e shqiptarëve do të mbetet vetëm një ëndërr e pa shpresë për tu realizuar.

  • foto galeri

 

Next Post
Dhuna politike e PD- LSI, po çon në kolaps sektorin e turizmit

Dhuna politike e PD- LSI, po çon në kolaps sektorin e turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In