Deklaratave të deputetit socialist Ben Blushi i është kundërpërgjigjur edhe ish-ligjvënësi socialist Bukurosh Stafa. Sipas tij, Blushi po bën një faj të madh duke folur njësoj si Sali Berisha kundër partisë së tij. Referuar votimit të tij në vitin 2007 për Bamir Topin president, Bukurosh Stafa tha se bëri një gabim por Blushi sipas tij po dëmton rëndë PS-në.
“Keqardhje e madhe per Ben Blushin. Kishim 2 vjet pa e pare ne Elbasan. Blushi erdhi shau iku. Une kam votuar nje here ndryshe nga PS ne 2007. Por skam folur asnjehere si Saliu ne foltoren e Kuvendit. Nese une kam bere nje gabim, Blushi po ben nje faj te madh.