Ish-deputeti demokrat Simon Puta i bashkohet Partisë Socialiste.
Mjeku i njohur pukjan i cili ishte deputet në vitet 1992-1996 ka braktisur PD-në.
Siç duket nga fotoja e mëposhtme, ai ka qenë pjesëmarrës në një takim të kryesueses së listës së PS për qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla.
Madje, siç shkruan në Facebook Nikolla, Puta i është bashkuar PS publikisht. “Doktori i mirënjohur pukjan, ish deputet i PD, bën thirrje për të votuar PS dhe Edi Ramën që bën shtet.”, shkruan ajo./a.m.