• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-burri i Suzana Guxhollit: Si përdori pushtetin për të më marrë pronat

by A R
04/03/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Pani, prej 11 vitesh endet në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi, por në fakt jo vetëm që nga gjykatat s’ka marrë drejtësi, por ka humbur dhe dy banesa e tij në kryqytet, pasi gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë ish-bashkëshortes së tij. 64-vjeçari ka patur konflikt me ish-gruan e tij Suzana Guxhollin, e cila ka qenë ish-këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pani,ka treguar për “Shqiptarja.com” se ish-gruaja VIP me shumë mekanizma i ka marrë dy prona mjaft të vleshme në Tiranë, si dhe i ka hyrë si aksionere në ndërmarjen “Partizani”.

Sipas tij kalvari i gjyqeve ka nisur në vitin 2005, kur ai ka hapur divorcin kundër saj, për shak se zonja ka jetuar e ndarë për disa vite duke jetuar në Hungari. Mirëpo pas padisë së divorcit nga ana e Besnik Panit, është kundër përgjigjur shumë fort Suzana Guxholli, e cila falë dhe njohjeve të saj në qeveri dhe gjykata, ka arritur t’i hyjë bashkëpronare në dy prona, që në fakt sipas Panit ajo ska pasur anjë kontribut.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Pani ka shpjeguar se ish-gruaja Guxholli falë gjykatave ka mundur ti tjetërsojë plotësisht një banesë tre katëshe dhe i ka hyrë me 25 për qind në bashkëpronësi në një apartament, ku ai jeton aktualisht.

Z.Pani,kur keni filluar proceset gjyqësore për ndarjen e pasurisë me ish-bashkëshorten tuaj Suzana Guxholli?
Proceset gjyqësore kanë nisur që prej vitit 2005, kohë kjo kur unë i jam drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar divorcin nga ish-gruaja, pasi ajo jentonte në Hungari, ku dhe ka blerë një apartament në këtë shtet. Madje edhe kur kthehej në Shqipëri nuk vinte në familje pasi unë qëndroja me babain.

Pasi kërkesa ime është pranuar për ndarjen me Suzana Guxhollin, rrjedhimisht kanë lindur dhe padi të tjera për ndarjen e pasurisë. Por këto padi i ka bërë Suzana, e cila kërkonte përpjestimin me pasurisë, që ishte vënë si rezultat i kohës së qëndrimit në bashkëjetëse. Mirëpo ish-gruaja,me ndikim të madh si në atë kohë që vendi drejtohej nga Berisha si dhe tani që vendi drejtohet nga Rama,ka kërkuar në paditë e saj civile prona që nuk i takonin dhe që unë nuk është pronar me dokumenta, megjithëse administroheshin nga ana ime.

Konkretisht çfarë ka kërkuar ish-gruaja juaj në paditë civile?
Ka kërkuar një apartament 106 metra katrore ku në të cilin pronar ishte babai im Jordani, dhe një sipërfaqe toke mbi të cilën unë kam ndërtuar një godinë tre katëshe, që ndodhet prapa shkollës “Jeronim De Rada” në Tiranë. Apartamenti 106 metra katrorë ka ardhur si pasojë e dhurimit të një vile të vjetër ku ne si familje kemi jetuar me qëra, tek kompania “Pinguli”, e cila ndëroi një pallat.

Vila i përkiste familjes Begeja. Me ndërmjetësim në këtë vilë babai ka arritur të marrë 60 metra katror dhe ka lidhur kontratë me firmën “Pinguli” së bashku me bashkëpronarët e tjerë, për ndërtimin e pallatit. Me një shtojcë tjetër kontraktuale, firma “Pinguli” diku nga viti 2002 ka bërë një tjetër marëveshje me babain tim, Jordanin, ku i shtonte dhe 46 metra duke përfshirë dhe hapësirat e shkallëve.

Pra deri këtu pronar i apartamentit ka qënë babai juaj, Jordani, pasi ai rezulton të ketë lidhur kontratat me kompaninë ndërtimore?
Sigurisht, sigurisht që babai ka qenë pronari. Por çfarë ka ndodhur në fakt në gjykatë, që solli ndarjen e kësaj pasurie?. Sot e kësaj dite apartamenti 106 metra katror është pa letra dhe nuk ka një çertifikatë pronësie. Ato letra që ekzistojnë për këtë pasuri, janë vetëm dokumentat që ka nënshtruar babai im, dhe askush tjetër.

Mirëpo, gjykata e Tiranës e influencuar nga pushteti i ish-gruas Suzana Guxholli, pronarin e ligjshëm të kësaj prone e ka shpronësuar duke e nxjerrë pa pronë dhe pasurinë e ka ndarë në katër anëtarë të familjes, duke i dhënë 25 për qind secilit. 25 për qind në këtë pasuri është pronare dhe Suzana Guxholli dhe dy fëmijët tanë. Aktualisht ky apartament administrohet nga ana ime, ku aktualisht bashkëjetoj me gruan e dytë me të cilën kam dhe një fëmijë.

Po për ndarjen e pasurisë tjetër, banesën tre katëshe si ka vendosur gjykata e Tiranës?
Kjo çështje është një histori në vete. Kjo pasi sipërfaqja tokësore që ndodhet në zonën e “Brakës”, prapa burgut 302 dhe prapa shkollës “Jeronim De Rada” në Tiranë është blerë nga ana ime. Mbi këtë truall unë kam filluar të ndërtoj një banesë dy katëshe, dhe plus një papafingo.

Vila është ndërtuar 98 metra katrorë, mbi një truall prej 245 metra katrorë. Por ky truall përfshin rrethimin edhe të disa banesave të vjetra aty afër. Pikërisht për këtë vilë, Suzana Guxholli ka hapur gjyq duke kërkuar pjesë. Argumenti ka qenë qesharak, pasi në gjykata ajo ka paraqitur një dokument si e pastrehë dhe se ka vënë në dispozicion të gjykatës një kontratë qeraje, për të provuar se jetonte me qera. Dhe kush e ka bërë këtë Suzana Guxholli?, që ka shtëpi në Hungari dhe nuk ka shtëpi në Tiranë.

Në fund të gjykimit, gjykata ka pranuar t’i japë të drejtë Guxhollit, duke i dhënë vetëm 193 metra katror të truallit por jo të shtëpisë. Ky truall është lënë në natyrë dhe gjykata ka detyruar ish-gruan time Guxholli, të më kthejë një shumë financiare prej 38 milion lekë, për të marrë këtë truall. Mirëpo çudia, ka vijuar më tej.

Suzana Guxholli, duke përdorur influencën e saj ka paraqitur një kërkesë tek ALUIZNI për legalizimin e shtëpisë tre katëshe. Kërkesa është administruar dhe pranuar brenda një dite nga zyra e ALUIZNI-t. Ndërkohë për vilën Guxholli nuk dispononte asnjë dokument dhe asne lejë ndërtimi, por ALUIZNI ja ka legalizuar banesën në një kohë, kur shtëpia rezulton me lejë ndërtimore nga bashkia Tiranë dhe leja është në emrin tim.

Pra çfarë ka legalizuar ALUIZNI në këtë arast? Asgjë. Thjeshte ka qënë në shërbim të Suzana Guxhollit. Pas legalizimit, ish-gruaja është paraqitur në hipotekë, duke hipotekuar ndërtesën dhe truallin, dhe se këto veprime i ka bërë pa ekzekutuar vendimin e gjykatës së Tiranës qe e detyronte të më kthente 38 milion lekë për sipërfaqen 193 metra katror.

Deri në këjtë periudhë kjo shumë financiare ju është dhënë juve nga Suzana Guxholli?
Kjo shumë është dhënë prej saj, vetëm pasi ka përfunduar legalizimin dhe hipotekimin e truallit njëherësh dhe ndërtesës që unë kam ndërtuar.Sot që flasim, Guxholli nuk ka marrë vetëm 193 metra katror të truallit por 245 metra duke përfshirë dhe rrethimet e disa banesave të tjera që janë pranë vilës.Në këtë vilë nuk jeton askush dhe se është e braktisur pas pas përfshirjes në proces gjyqësor unë skam investuar.

Next Post

AP dhe Reuters: Vuçiç do të bëhet përsëri kryeministër i Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In