• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-burri i kërkon 27-vjeçares “sqarim” në hotel, partneri aktual: Do bëj vetëgjyqësi nëse…

by A R
04/09/2017 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, të cilës i mori jetën ish-bashkëshorti, një lumë denoncimesh janë bërë në 48 orët e fundit për dhunë në familje. Një e re nga fshati Bishtçukas i Divjakës, me inicialet J.V tregon në “Stop”, se edhe pas ndarjes përndiqet dhe dhunohet nga ish-partneri Petraq Dhamo. 27-vjecarja thotë, se megjithëse kishte raport mjeko-ligjor, Prokuroria e Lushnjes herën e parë e pushoi çështjen, ndërsa më pas Gjykata e Lushnjes e dënoi me 6 muaj e 20 ditë shërbim prove.

Petraqi është i lirë dhe kërcënim për ish partneren e tij.

“Jam një qytetare e fshatit Bishtçukas, 27-vjeç. Kam qenë e martuar pesë vite më parë, kam edhe një fëmijë, u lidha me një person që quhet Petraq Dhamo. Vendosa të ndahem nga ky, pasi shkëputa lidhjet me të, pas gjashtë muajsh njoha bashkëshortin tim të ardhshëm. Ndërsa me Dhamon vazhdova të kisha probleme. Ai vazhdoi të më kërcënonte, të më binte mesazhe ofenduese, të tipit ‘o e përdalë”, “o k…”, “o injorante”, “ti s’mban burrë”, kisha presione që më dilte përpara.

Një ditë më propozoi të shkoja në një lokal, me idenë që thoshte se nuk do të më bezdiste më. Aty pranova të shkoja pa dijeninë e burrit që të mos kishim konflikte dhe debate më. Kur shkova tek lokali, i thashë të lutem për çfarë më shqetëson, ti me mua i ke ndarë gjerat në paqe dhe më tha se ‘dua t’i sqaroj gjërat në hotel me ty’. I thashë “ti nuk ke gjë për të sqaruar me mua në hotel, sepse ti ke gjashtë muaj që i ke ndarë gjerat nga unë”. Më shtrëngoi fort në gjoks, më gjuajti me shpullë, më përplasi kokën dhe më gërrici, me pak fjalë përdori dhunë ndaj meje. Pas gjithë kësaj dhune kam edhe një raport mjeko-ligjor, e kam denoncuar dy herë në Komisariatin e Divjakës, për herën e parë nuk morën masa, për herën e dytë, kur i shkova me raportin e mjeko-ligjor, Gjykata vendosi ta linte në gjendje të lirë me arrest shtëpie për gjashtë muaj”, tha 27-vjeçarja, e cila kërkoi të mos e bëjë publik identitetin e saj të plotë.

Ndërsa bashkëjetuesi i 27-vjeçares, i cili po ashtu nuk dëshiroi të identifikohet, kërkon nga shteti të marrë masa që të mos ketë vetëgjyqësi.

“Jam bashkëjetuesi i zonjës dhe jam prezent i çdo gjëje, edhe për dhunën edhe për mesazhet. I lutem shtetit që të marrë masat për këtë person, që të mos bëjmë vetëgjyqësi.”

Qytetarja me iniciale J. V. I është drejtuar Komisariatit të Divjakës për të denoncuar përndjekjen që i ka bërë shtetasi Petraq Dhamo.

E reja shprehet se e ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje.

“Shpresoj t’ia dal këtë herë me këtë denoncim dhe këtë urdhër mbrojtjeje që kërkova, falënderoj shumë emisionin “Stop””, tha ajo me shpresën se përndjekja ndaj saj do të marrë fund./tvklan.al/a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Asnjë kontakt jashtë hotelit, kombëtarja "burgoset" në Strumicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

July 30, 2026
LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

July 30, 2026
Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

July 30, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

July 30, 2026
Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

July 30, 2026
Irani kërcënon Qipron dhe Bullgarinë, paralajmëron pasoja nëse bazat e tyre përdoren nga SHBA për sulme

Irani kërcënon Qipron dhe Bullgarinë, paralajmëron pasoja nëse bazat e tyre përdoren nga SHBA për sulme

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Berisha sqaron padinë për marrëveshjen me SHBA-në: E mbështesim plotësisht, në Kushtetuese kemi çuar procedurën e votimit dhe jo përmbajtjen!

July 30, 2026
Nga protestat para Kryeministrisë, Kushner dhe ambicia për një Shqipëri europiane! Revista londineze interviston Ramën

Nga protestat para Kryeministrisë, Kushner dhe ambicia për një Shqipëri europiane! Revista londineze interviston Ramën

July 30, 2026
SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

July 30, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com