• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-banorja e Big Brother: Jam gati për film me skena erotike!

by Java News
17/01/2018 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është një nga bukuroshet e njohura të ekranit që arriti këtë vit të rrëmbente kupën e “Dance with me Albania” në Tv Klan së bashku me partnerin e saj në kërcim, Trimin. Në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother 9”, Xhensila Pere ka folur për prapaskenat e fitores në këtë konkurs, përse thashethemet e shumta si dhe kë mendon ajo se e meritonte fitoren.

Gjithashtu, ish-misi shqiptar na ka zbuluar edhe projektet e saj ambicioze ku nuk ka lënë pa përmendur edhe një dëshirë të saj për të qenë pjesë e kinematografisë, ku e veçanta qëndron se do të vinte me skena erotike. Cili është çmimi që do të pranonte për një set nudo? Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

Jeni fituesja e “Dance with me”, keni marrë pjesë në “Big Brother”, jeni njëkohësisht edhe ish- “Miss Shqipëria”. Ku synon më tutje Xhensila?

“Sky is the limit”. Botën e televizionit e dua, por, gjithashtu, dhe botën e biznesit. Kam akoma shumë projekte, deri kur të mbërrij aty ku dua unë.

Fitorja në “Dance with me” u përfol shumë. Pse disa thanë që ishte e pamerituar dhe e parashikuar që më parë?

Nuk e di kush janë këta të gjithë, sepse besoj ka qenë një nga fitoret më të merituara. Kjo e thënë nga njerëz që na kanë ndjekur dhe që kuptojnë nga kërcimi. U përfol vetëm nga fakti që nuk u dha drejtpërdrejt, por me regjistrim, për shkak të një ndodhie në parlament dhe u transmetua “Opinion” dhe “Dance with me” një javë më vonë.

Nëse do të jepej mundësia të fitonte dikush tjetër kush do të ishte?

Absolutisht unë dhe Trimi.

Në “Big Brother” jeni përfolur për skenat erotike. Nëse do të ktheheshit pas me kë do të donit të kishit marrëdhënie në çift?

Jam nga ata persona që nuk kthehem mbrapsht dhe nuk pendohem për ato që bëj kështu që do ndodhte përsëri e njëjta gjë.

Çfarë të ka ngelur peng nga “Big Brother”?

Asgjë. Ndoshta pse nuk fitova por ndonjëherë jo gjithçka varet nga ti.

A keni pasur propozime nga televizioni? Ku do t’ju shohim së shpejti?

I vetmi projekt konkret që mund të zbuloj është ” Miss Universe Albania” ku punoj për të 4-tin vit radhazi.

A do të guxonit të bënit skena erotike në një film?

Pse jo, është një fushë që nuk e kam prekur, kinematografia, por do të më pëlqente të isha pjesë e një filmi.

Për çfarë çmimi do të zhvishej Xhensila në një set fotografik?

Duhet ta mendoj mirë këtë pjesë, sepse ka foto nudo, por dhe nudo artistike. Kështu që duhet menduar pak.

Personazhi që ju duk më interesant në “Dance with me” është..?

Të gjithë personazhet kishin diçka interesante të tyren, por nuk harrohet humori dhe batutat e Rudinës dhe Drilonit.

Personazhi që do doje të njihje më tepër nga “Big Brother” është..?

Kam marrë aq sa kam dashur nga ata që kam bashkëjetuar aty.

A ka një person të rëndësishëm në jetë Xhensila?

Përveç familjes, akoma jo.

Cili është propozimi më i çuditshëm nga një mashkull që ju është bërë?

Meshkujt janë kthyer në qenie të çuditshme dhe mendojnë se gjithçka e ka një çmim, duke menduar që me lekë mund të arrijnë gjithçka. Dhe harrojnë të përdorin trurin përpara portofolit duke u kthyer në karta krediti dhe jo në një person që të mund ta duash!/Gazeta Shqiptare/ma.me

Next Post
Vrasja e Ivanoviçit, makina që përdorën autorët i përket një serbi

Vrasja e Ivanoviçit, makina që përdorën autorët i përket një serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com