• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-balerina e ekranit shqiptar, flet për aksidentin: Nuk punonin frenat, qëndrova 2 muaj në koma

by A R
01/02/2023 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë në një lidhje në Skype ish-balerina e Tv Klan, Sigi Gjini e cila pas një aksidenti që ka pësuar me makinë para disa vitesh, është detyruar të heqë dorë nga profesioni i saj, për shkak të paaftësisë fizike që ky aksident i la si pasojë. Ajo ka treguar se si ndodhi aksidenti dhe si e ka përjetuar këtë periudhë kohe.

Sigi Gjini: Në Shqipëri mjekët nuk dhanë shumë shpresa për jetën time dhe familja u detyrua që të më sillnin këtu (Gjermani), të paktën për të më shpëtuar jetën sepse askush nuk e dinte si do ishte situata më tej.

Katerina Trungu: Këtu nuk ju dhanë shpresë fare?

Sigi Gjini: Për jetën jo, mesa më kanë thënë sepse unë nuk kam qenë e vetëdijshme.

Katerina Trungu: Ta kuptojmë dhe pak historinë. Ti je larguar që nga ai moment nga Shqipëria dhe nga sytë e njerëzve, ke qëndruar larg televizionit. Njerëzit ndoshta do të donin të dinin se çfarë ka ndodhur realisht, si ka qenë ai moment, ajo ditë?

Sigi Gjini: Atë mbrëmje unë isha në Durrës dhe isha në autostradë duke u kthyer nga Durrësi në Tiranë pasi do takohesha me miqtë e universitetit për të festuar dhe papritur as unë nuk i jap dot shpjegim, në momentin që unë u mundova të frenoj, të ulja pak shpejtësinë, makina filloi të humbte kontrollin dhe filloi të shkonte majtas, djathtas dhe më pas nuk mbaj mënd më asnjë gjë. Sado që përpiqem unë ta kujtoj nuk vjen asnjë gjë në mendjen time.

Katerina Trungu: Dhe rikthehesh në jetë nëse mund ta themi kështu, se ke qenë në gjendje kome, për sa kohë?

Sigi Gjini: Afërsisht për 2 muaj, 6 javë, diçka e tillë.

Katerina Trungu: Ai moment si ka qenë, kur ti ke hapur sytë qoftë për mjekët, qoftë për ty, qoftë për prindërit e tu që të kanë dritën e syve sepse je dhe fëmijë i vetëm.

Sigi Gjini: Patjetër që për të gjithë ka qenë një moment shumë i gëzuar, për mua nuk e di çfarë të them se isha e paqartë në mendjen time, nuk e dija se çfarë po ndodhte, i shihja gjërat shumë  ndryshe, nuk kuptoja. Mami rrinte ditë për ditë tek dhoma ime, ose kur ata nuk lejonin rrinte mbrapa derës të dhomës time, rrinte priste aty.

/a.r

Next Post
‘Hajt se po të puth unë sonte’/ Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit gjatë natës? (VIDEO)

‘Hajt se po të puth unë sonte’/ Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit gjatë natës? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

December 29, 2025
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

December 29, 2025
Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

December 29, 2025
Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’!  I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

December 29, 2025
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

December 29, 2025
VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

December 29, 2025
Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

December 29, 2025
Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

December 29, 2025
Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

December 29, 2025
Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com