• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ish-Avokatja e Shtetit nxjerr blof PD: CEZ na kërkonte 500 mln euro

by A R
19/01/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija, emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qëndruar në detyrë deri në Tetorin e vitit 2014 u paraqit para sot para Komisionit Hetimor Parlamentar ngritur nga opozita për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes CEZ a.s. dhe shtetit shqiptar.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, Mandija ka nxjerrë blof Partinë Demokratike së pari në pretendimet financiare në raport me çështjes CEZ. Ndryshe nga sa ka pretenduar publikisht Partia Demokratike se shteti shqiptar e kishte të fituar një arbitrazh të mundshëm me CEZ a.s. apo se kishte të garantuara 1 miliard euro dëmshpërblim, Mandija deklaroi se në bisedimet e bëra nga qeveria Berisha me CEZ a.s. para heqjes së licencës, çekët kishin bërë të qartë dy opsione për palën tonë. I pari ishte që çekët të dorëzonin kompaninë kundrejt 1 euro dhe në këmbim të merrnin 300 milion euro nga shteti shqiptar. Opsioni i dytë ishte arbitrazhi ku ata do të kërkonin deri në 500 milion euro.

Për kujtesën e lexuesve, shkruan Tema, marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit e nënshkruar nga qeveria Rama i njohu çekëve vetëm kreditë në vlerën 95 milion euro dhe asnjë pretendim tjetër ndryshe nga sa ja kishin bërë të qartë Partisë Demokratike në bisedimet e kryera.

Por përtej këtij detaji interesant, Mandija ka gënjyer para Komisionit Hetimor kur u pyet nga Kryetari Edmond Spaho i PD-së për çështjen DIA, procesi i arbitrazhit që Kastriot Ismailaj paditi CEZ Shpërndarjen për prishje të njëanshme të kontratës së mbledhjes së borxheve.

Mandija tha se pas ardhjes së qeverisë së re, ja kishte bërë të qartë ministrit Gjiknuri se pala çeke ishte shprehur se çështja DIA ishte problem i CEZ a.s. dhe nuk kishte lidhje me shtetin shqiptar. Mbi këtë qëndrim, Spaho mbështeti akuzën e tij se qeveria Rama mori përsipër çështjen e arbitrazhit me DIA duke marrë një rrisk eventual. Por ndërsa u pyet se në çfarë forme ja kishte bërë të qartë këtë ministrit Gjiknuri, Mandija në cilësinë e ish-Avokates së Shtetit tha se kishte dërguar letër zyrtare ministrit bashkë me një përmbledhje të Avokatit të huaja Gharavi.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë vuri në dispozicion të mediave e-mailin dhe letrat e dorëzuara nga ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija me Nr.1834, Pro, Date 01.10.2013 dhe Nr.prot hyrës në Ministrinë e Energjisë Nr.239, 2.10.2013.

Letra të cilën mund ta shikoni dhe bashkëlidhur, në asnjë rresht të saj nuk përmend asgjë nga çështja DIA dhe asnjë pretendim të palës çeke apo shqiptare. Një deklaratë e tillë e gënjeshtërt u vu në dukje gjatë komisionit nga deputetja Blerina Gjylameti e cila i kujtoi dëshmitares Mandija se dëshmia e rreme përbën një vepër penale.

Nënkryetari i Komisionit Eduard Shalsi gjithashtu e pyeti Mandinë nëse kishte përdorur emailin e saj privat për komunikimet me persona të ndryshëm lidhur me çështjen CEZ. Përgjigja e Mandisë ishte pozitive por ajo refuzoi të përgjigjej pyetjes nëse kishte transferuar e-mailet zyrtare nga e-maili i punës tek ai privat dhe për çfarë qëllimi kishte ndodhur kjo. /tema/b.d

Next Post
Shpiket vaksina e re kundër HIV, ka kaluar me sukses testet

Shpiket vaksina e re kundër HIV, ka kaluar me sukses testet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In