• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-avokati i Trump: Presidenti pagesat sekrete për yllin e pornos!

by Java News
28/02/2019 17:41
epa06673916 Stormy Daniels (Stephanie Clifford) (C) departs Federal Court after a hearing involving President Donald J. Trump's long-time personal attorney Michael Cohen in New York, New York, USA, 16 April 2018. Cohen's hotel room, apartment and office were raided last week by federal authorities reportedly as part of an investigation into possible bank fraud, wire fraud and campaign finance violations.  EPA/PETER FOLEY

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-avokati i presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të përballet seriozisht me ish-shefin e vet. Avokati Michael Cohen e ka akuzuar rëndë Presidentin Trump. Donald Trumpi është “racist” dhe “mashtrues”, tha ish-avokati i tij, Michael Cohen para Komisionit hetues në Kongresin amerikan. Në këtë mënyrë ai filloi deklaratën e tij të hapur tepër rënduese ndaj Presidentit, ku foli për raportet e tij dhjetëvjeçare me Trumpin.

Cohen, i cili dikur thoshte se për Trumpin është në gjendje të japë edhe jetën, apo siç tha, “të pranoj një plumb”, fajësoi tani ish-punëdhënësin e tij për shkeljen e ligjeve të fushatës elektorale, për veprim me paramendim në fushatën kundër kandidates së demokratëve për presidente Hillary Clinton. Cohen paraqiti edhe detaje të shumta.

Pagesat sekrete për yllin e pornos

Cohen tha se ai ka koordinuar pagesat sekrete të Trumpit në llogari të aktores së fillmave porno Stormy Daniels, e cila dikur quhej me emrin qytetar Stephanie Clifford. Cohen tha se aktorja e pornove është paguar në fillim me para personale, me qëllim që të mos publikohet afera e Clifford me Presidentin Trump nga viti 2006.

“Ai (Trumpi) më ka lutur që të paguaj një aktore të pornove, me të cilën ai kishte një aferë, dhe të gënjej gruan e tij. Këtë edhe e kam bërë”, tha Cohen. Si dëshmi për këto pohime ish-avokati i Trumpit paraqiti një kopje të një çeku personal në vlerë prej 35.000 $ (30.800 €), të nënshkruar nga Trumpi, i cili ka datën e kohës pas ardhjes së Trumpit në postin e Presidentit. Pagesat e 130.000 dollarëve janë bërë në disa këste. Cohen thotë se me Trumpin marrëveshja për këto pagesa është arritur në Dhomën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Cohen tha se më parë për gjëra të ngjashme ai ka paguar edhe modelen e gazetës Playboy, Karen McDougal. Vet Trumpi ka hedhur poshtë pohimet se ka paguar femra për të heshtur.

WikiLeaks dhe e-mailat e demokratëve

Trump e ka ditur për e-mailat e publikuar në WikiLeaks në kohën e fushatës për zgjedhjet presidenciale, në vitin 2016. Cohen thotë se për vjedhjen e të dhënave është njoftuar nga këshilltari i Trumpit në kohën e fushatës zgjedhore, Roger Stone. “Stone i ka treguar Trumpit se ai ka telefonuar me Julian Assange dhe është njoftuar se pas disa ditësh do të publikohet një aferë e madhe me vjedhjen e E-mailave, të cilët do ta dëmtojnë fushatën e Hillary Clinton. “A nuk do të ishte kjo një gjë e mrekullueshme”, ishte reagimi i Trumpit, pohon Cohen.

Stone është arrestuar në janar nën akuzat për dëshmi të rrejshme, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë në hetimet rreth influencës ruse.

Interesimi i Trumpit për Moskën

Cohen ka pranuar fajin, sepse ai ka gënjyer Kongresin për planet e Trumpit për të ndërtuar në Moskë një kullë. Trumpi thoshte në kohën e fushatës zgjedhore se nuk ka kurfarë interesash afariste në Moskë. Por Cohen e ka ditur dhe ka qenë aktiv në vitin 2016 në negociatat e Trumpit për ndërtimin e një godine në Moskë. Planet nuk janë realizuar.

Cohen thotë se ai nuk ka ndonjë “dëshmi direkte” për bashkëpunimin e Trumpit apo këshilltarëve të tij me Rusinë, për të ndihmuar ate që të fitojë në zgjedhje. Por ish-avokati tregoi për një takim të djalit të Presidentit, Donald Trump Junior, me një avokat të afërt me Kremlinin, për të gjetur “gjëra të ndyra” për Clintonin.

Familja e Trumpit thotë se Trumpi i ri ka vepruar kokë më vete, pa e informuar babain. Por Cohen pohon se “Trumpi i ri kurrë nuk do të merrte pjesë në ndonjë takim të rëndësishëm pa biseduar me babain e tij”.

Karakteri i Trumpit

Cohen e përshkruan Trumpin si “mashtrues” i cili nuk e ka besuar kurrë se do të fitonte garën e republikanëve për nominim. Ai e quan Presidentin edhe “racist”, duke shtuar se nga Trumpi ka dëgjuar të thotë se “njerëzit e zi” nuk do të votojnë për të, sepse “ata janë tepër budallenj”. Cohen pranoi para Kongresit se ai ka paguar dy organizata për të bërë sondazhe të manipuluara para zgjedhjeve – një në faqen e televizionit CNBC dhe tjetrën në Drudge Report 2015. Kjo është bërë “me kërkesën e Trumpit”.

Cohen tha se me urdhërin e Trumpit ai ka kërcënuar gjatë punës së tij dhjetëvjeçare edhe High School (shkolla të larta), si dhe 500 persona dhe organizata të ndryshme. Kërcënimet kanë qenë të formave të ndryshme.

Priten të dhëna të reja

Cohen ka refuzuar gjatë dëshmisë disaorëshe që të flasë për detajet e raporteve të tij me Presidentin, duke përfshirë këtu edhe bisedën e fundit me Trumpin dhe përfaqësuesit e tij. Shkaku: hetimet e një gjykate në Nju Jork, të cilat ende vazhdojnë. Cohen tha se është i njoftuar edhe me manipulime të tjera të Trumpit, të cilat janë në fazën e hetimeve.  Dëshminë e tij e përfundoi me një paralajmërim: Trumpi “nuk do të pranojë” ndërrimin paqësor të pushtetit, nëse i humbë zgjedhjet në vitin 2020. Cohen tha se Trumpi do t’i bëjë të gjitha që ka në mundësi për të fituar. “Kur kam parasysh përvojat e mija të bashkëpunimit me Trumpin, kam frikë se nëse Trumpi i humb zgjedhjet e vitit 2020, nuk do të ketë kurrë një ndërrim paqësor të pushtetit”, tha Cohen në fjalimin përfundimtar.

/a.meta

Next Post
Thaçi i kundërpërgjigjet Vuçiç: Këto janë krimet tuaja në Kosovë

“Taksa do hiqet pëkohësisht”, Thaçi takon zyrtarët amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In