Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko, thotë se nëse ish-kryeministri Sali Berisha flet në foltoren e Parlamentit nuk do të sjellë asgjë tjetër përveçse përçarjen e partisë Demokratike.
Sipas Malkos, rrethanat e kanë detyruar Berishën të bëjë këtë lëvizje.
“Ka dy arsye. Është për të ardhur keq. Berisha është në pozitë të vështirë. Nuk mund të shkojë në parlament dhe të ulet në fund si një i përjashtuar. A mund ta bëjë këtë një njeri që është ndër politikanët me të rëndësishëm i këtij vendi. Për një njeri që mendon se ka personalitet, të shkojë të ulet në fund. E zëmë se Berisha flet, ca pasoje sjell? Ka nja 10 deputete që e përkrahin. Do sillte një gjë, çarjen e grupit parlamentar. E treta, ai shkon dhe bën atë që është më produktive. Ai nuk ka hall ti thotë Ramës c’ja fute me punën e çmimeve, ai ka hall të vendos të prevalojë çështja më e rëndësishme, që është çështja e së ardhmes së PD-së. Nuk ka asgjë të rastësishme, është lëvizje e detyruar”, tha Malko i ftuar në ‘Repolix’.
/a.r