• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-ambasadorja Haley: Bashkëpunëtorët e Trump i bënë “puç” për ta rrëzuar, shkarkimi është si dënim me vdekje

by Java News
11/11/2019 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur ishin në detyrë, sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali John Kelly i kanë kërkuar ish-ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, që t’u bashkohej në punën e tyre kundër Presidentit Donald Trump.

Të paktën kështu shkruan në librin e saj me kujtime “With All Due Respect” (Pavarësisht nga respekti që kam) që pritet të dalë së shpejti, sipas gazetës “Washington Post”.

Ish-ambasadorja e parë në këtë post me origjinë indiane e me bashkëshort shqiptaro-amerikan, ka akuzuar vartësit e lartë të presidentit se arsyetonin që ai ishte i rrezikshëm, se nuk i kuptonte situatat dhe se ishte detyra e tyre para kombit që ta pengonin e të kufizonin bosin e tyre.

Ajo shkruan, sipas gazetës së njohur të kryeqytetit amerikan, se i refuzoi kërkesat e tyre për bashkëpunim në këtë rezistencë të brendshme.

Sipas saj, Tillerson dhe Gjen. Kelly këmbëngulnin se nëse nuk do të vepronin, shumë njerëz do të humbnin jetën. “presidenti nuk e dinte se ç’po bënte”.

Një nga debatet me sekretarin Tillerson ishte edhe rreth vendimit të saj për të ndërprerë ndihmën amerikane për agjensinë e OKB-së që mbështeste refugjatët palestinezë.

Shkrimi ka sjellë kritika e sulme në rrjetet sociale për ish-ambasadoren, për arsye se po godet ish-kolegët e saj.

Nga ana tjetër, këto sulme mund të përforcojnë figurën e saj në sytë e mbështetësve të presidentit Trump.

Disa komentues politikë e shohin ambasadoren Haley si një nga politikanët që mund të pasojë presidentin Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.

Disa madje mendojnë se Trump mund ta heqë zv-presidentin Mike Pence dhe të marrë ambasadoren Nikki Haley si zv-presidente për zgjedhjet e vitit që vjen, në nëtor 2020.

Ajo ka kritikuar procedurat e shkarkimit ndaj Presidentit Donald Trump. Duke folur për rrjetin televiziv amerikan CBS për librin e saj të ri, “Me gjithë respektin e duhur”, Haley preku dhe çështjen e ditës në politikën amerikane, e tha se “impeachment-I” është “si dënimi me vdekje për zyrtarët publik”. Dhe sipas saj, ish shefi I vet nuk e meriton një gjë të tillë.

“Çfarë, do të shkarkoni një president pse kërkoi një favor që në fakt, nuk ndodhi? Kur shikon transkriptet, nuk ka asgjë aty që të paralajmërojë “dënimin me vdekje” për presidentin”.

Ukrainasit nuk e bënë kurrë hetimin dhe presidenti i bëri dosjet publike. E kur i shikon mirë ato dokumente, zbulon se aty nuk ka asnjë bazë për shkarkim”, vazhdoi Haley.

g.kosovari

Next Post
Presidenca reagon pas votimit të dy anëtarëve të “Kushtetueses” në Kuvend: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës

Presidenca reagon pas votimit të dy anëtarëve të "Kushtetueses" në Kuvend: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In