• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-ambasadori shqiptar në NATO: Joe Biden do të shkatërrojë të gjitha pengesat…

by Ardit Rada
09/11/2020 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Joe Biden.

Duke e cilësuar një fitore jashtëzakonisht të merituar, ish-ambasadori renditi disa nga elementet pozitive të Joe Biden, që do të drejtojë për katër vitet e ardhshme Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ish-ambasadorit shqiptar, Presidenti Biden do të fillojë një përpjekje të madhe për të forcuar demokracinë në vendin e tij, por edhe me aleatët.

“Rezultati u vonua, sepse një pjesë votojnë me postë. Ka qenë një kënaqësi fitorja e Biden, që është jashtëzakonisht e merituar. Por edhe rezultati i Trump, me 70 milionë vota, tregon se ai do të dominojë gjatë Partinë Republikane. Presidenti Biden është i vendosur për të rehabilituar aleancat, traktatet dhe lidershipin amerikan në marrëdhëniet e diplomacisë ndërkombëtare. Ai do të fillojë një përpjekje shumë të madhe për të forcuar demokracinë në vendin e tij, por edhe me aleatët. Biden kërkon që të gjithë vendet të bëhen bashkë dhe të ecin përpara me rezultate sa më pozitive. Do të ketë një samit nga administrata Biden, që së pari do të ketë në fokus luftën ndaj korrupsionit. Biden është i vendosur që të bashkëpunojë edhe me aleatët dhe partnerët në një botë të hapur, pa pengesa tregtare.

 

 

Ai do që t’i shkatërrojë të gjitha këto pengesa për të pasur rezultate ekonomike sa më pozitive. Në interesin tonë është qëndrimi që do të mbajë Biden në politikat e jashtme. Ai do iu japë fund luftërave në Afganistan, në Lindjen e Mesme dhe të kthejë pjesën më të madhe të trupave amerikane në atdhe. Ai do të jetë më shumë efektiv në luftën e Lindjes së Mesme, por nuk do të përkrahë Arabinë Saudite në luftën në Jemen. Për Joe Biden nuk është e para ndërhyrja ushtarake, por diplomacia. Ndërhyrjen ushtarake ai e sheh si element ekstrem, kur gjithçka ka dështuar. Ai do ta rrisë bashkëpunimin e SHBA me NATO, ndaj dhe do të rikonfirmojë rëndësinë për t’i bërë të gjitha shtetet bashkë. Joe Biden do iu japë fund luftërave tregtare me BE. Do bashkëpunojë me BE kundër politikave ruse, aty ku po marrin përparësi”, tha ish-ambasadori.

Akuzat e Trump për vjedhje votash…
Këto nuk bëjnë pjesë në politikën e jashtme, por në politikën e brendshme. Një pjesë e madhe e pretendimeve për vjedhje votash nuk qëndrojnë. Deri më tani nuk janë dhënë raste konkrete, pra nuk ka fakte. Unë jam i bindur që zgjedhjet kanë mbaruar dhe fituesi është Joe Biden, megjithatë proceset ligjore do të vijojnë dhe për një far kohe. Rrethi i ngushtë i Biden i sugjerojnë atij që në 100 ditët e para të bëjë një vizitë në vendet e BE, si Francë e Gjermani. SHBA dhe demokracinë evropiane do të bëhen të gjitha bashkë, duke penguar pretendimet e Presidentit rus për të çmontuar këto demokraci. SHBA prodhojnë ¼ e GDP globale, pra më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore. Kjo do t’i ndihmojë aleatët që të hartojnë politika tregtare në dobi të zhvillimeve demokratike.

Next Post
Naftëtarët dolën nga greva, takohen me Ramën dhe Ruçin në Bashkinë e Fierit

Naftëtarët dolën nga greva, takohen me Ramën dhe Ruçin në Bashkinë e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In