• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-Ambasadori shqiptar: Arrestimi i Ramushit? Hollande urdhëroi vrasjen e 40 personave

by A R
05/01/2017 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Naim Malaj* 

Sot ka dalë në qarkullim libri «  Gabimet fatale » të Vincent Noutille.

Ai pason librin e shkruar nga dy gazetarë francezë Gérard Davet dhe Fabrice Lhomme, « Një president nuk duhet ta thoshte këtë », të botuar në tetor 2016[i].

Në të dy librat del në pah se presidenti në detyrë, François Hollande, ka dhënë urdhër për vrasjen e më shumë se 40 personave, jashtë territorit francez .

Ja si e citon Le Monde këtë të fundit : « sa herë që të ketë sulme ndaj ushtarëve tanë, sa herë që të ketë marrje pengjesh, të rrembyer dhe të burgosur , çdo herë përgjigja do të jetë e adaptuar ». Këto operacione të quajtura « Homo », janë vrasje me paramendim të autorëve të atentateve, të organizuara nga Drejtoria e përgjithëshme e sigurisë së jashtme ( DGSE) ».[ii]

Le Monde boton pjesë të librit : «  i rrethuar nga këshilltarë të prirur nga aksioni ( …) François Hollande i ka dhënë urdhër të qartë shtabit të tij të përgjithshëm ushtarak të DGSE mbi këtë çështje : ata kanë dritën e gjelbër për të vrarë, edhe jashtë vendit( Ndt : Francës) bile edhe fshehurazi, « shefat e terroristëve » dhe armiq të tjerë të prezymuar të Francës »

Shumë vende janë të përfshirë : Siria, Iraku, Saheli.

Gazeta vazhdon të citojë »…së paku 40 veta janë ekzekutuar jashtë vendit midis 2013 dhe 2016 . Është e qartë se bëhet fjalë për ekzekutime pa gjygj.

E njëjta gazetë kohë më parë do të shkruante në 1999 se Kosova ishte  viktimë prej më shumë se 10 vjetësh e politikës së apartheid-it të udhëhequr nga Beogradi.   

Më 10 prill 1999, Joshka Ficher, ministri gjerman i punëve të jashtme të kohës do të shprehej kështu për Le Monde : » kur ta njohim të gjithë të vërtetën besoj se do të jetë shumë e vështirë për ta përballuar » ai e krahason luftën e Jugosllavisë me luftën e viteve 30-40.

Më 3 prill, për të njëjtën gazetë, Rudolf Scharping, homologu i tij i mbrojtjes do ta quante atë çka po ndodhte » Gjenocid » ( Le Monde, 3 prill 1999),

Ndërsa Bill Clinton do të thoshte për  The New Statesmen,( 15 novembre 1999) se ajo që po ndodhte në Kosovë  ishte « përpjekje e qëllimtë dhe sistematike e gjenocidit »

Lionel Jospin, kryministër francez, në atë kohë shprehej se bombardimet e NATO-s ishin « në shërbim të së drejtës, në emër të lirisë dhe të drejtësisë » ( Le Monde, 27 mars 1999)

Ndërsa Tony Blair duke iu referuar të njëjtës, thotë : » ju premtoj se Millosheviçi dhe gjenocidi i tij i urryer, do të marrin fund këtu ». (The Guardian, 28 tetor 1999).

Ato që ndodhnin në Kosovë, u krahasuan prej klasës politke perëndimore me tmerret e shkaktuara nga nazistët në Evropë, kundër të cilëve rezistenca franceze dhe gjenerali De Gol iu kundërvunë me aksione konkrete dhe rezistencë të armatosur.

Mbi një millionë persona, shumica burra e gra, u dëbuan dhe u zhvendosën nga shtëptitë e tyre, mbi 20mijë gra e vajza u dhunuan nga ushtarët dhe paramilitarët serbë. Dhunimi u përdor si mjet lufte.

Më 14 dhjetor 2015, gazeta Zëri do të raportonte: “Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, prej tyre 76 përqind civilë, kurse 24 përqind pjesëtarë të formacioneve të armatosura. Prej viktimave civile 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare. Sa i përket përkatësisë etnike (…) shumica prej tyre janë shqiptarë me numrin prej 8 mijë e 693, kurse 1 mijë e 196 janë serbë dhe 445 romë dhe të tjerë”.[iii]

Ndërkohë policia franceze arreston Ramush Haradinajn, ish komandant i UCK-së, që luftoi kundër dhunës dhe terrorit shtetëro serb të Millosheviqit.

Sjell në kujtesë se Haradinaj iu nështrua precedurave penale të tribunalit të Hagës dhe ky i fundit e shpalli të pafajshëm. Pra ai arrestohet për një «  faj » tashmë të gjykuar dhe të shfajësuar. A mos po hasim në një drejtësi me dy kute ?

Ceceroni do kish vënë duart në kokë e do kish thirrur: o tempora o mores….

*Ish-ambasador i Kosovës në Zvicër

http://www.msn.com/fr-fr/actualite/france/hollande-aurait-autoris%C3%A9-une-quarantaine-dassassinats-cibl%C3%A9s-de-terroristes/ar-BBxSzgp?li=BBwlBpb&ocid=spartandhp

http://www.msn.com/fr-fr/actualite/france/hollande-aurait-autoris%C3%A9-une-quarantaine-dassassinats-cibl%C3%A9s-de-terroristes/ar-BBxSzgp?li=BBwlBpb&ocid=spartandhp

http://zeri.info/aktuale/67223/ne-luften-e-kosoves-u-vrane-8-mije-e-693-shqiptare

Next Post
Reshjet e dëborës, bllokohen dhjetra makina në Qafën e Ulzës

Reshjet e dëborës, bllokohen dhjetra makina në Qafën e Ulzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com