• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ambasadori Luan Rama: Ermonela Jaho, një martire e kohëve moderne

by Java News
01/02/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari, publicisti dhe ish- ambasadori i Shqipërisë në Francë, Luan Rama, është ndaluar këtë herë tek interpretimi mbresëlënës i sopranos shqiptare Ermonela Jaho në skenën e operës mbretërore në Londër, ku ka luajtur rolin e Violetës tek opera “Traviata” e kompozitorit italian Xhuzepe Verdit. Ai teksa përshkruan rolin e Violetës prej saj, në skenën e “Covent Garden” në Londër, këtë fund janari, thotë se kjo bëhet edhe më reale, kur Jaho këndon klithmën e fundit të personazhit. Klithëm që sipas Ramës  ngjason me atë të në një bote pranë engjëjve.

Rama e krahason sopranon me një martire të kohëve moderne, e cila sa herë ngjitet në skenë, ngjitet sikur të ishte hera e fundit. “Ermonela Jaho është një martire e kohëve moderne. Një martire e artit sublim. Një martire që i ka ngjitur ato shkallë arti si të këndojë për herë të fundit. Po, është kjo ndjesi me të cilën ajo ngjitet gjithnjë në skenë”, shkruan ish-ambasadori Luan Rama.

Statusi i plotë i ish-ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Luan Rama: 

E pashë… një imazh nga skena e «Covent Garden» në Londër, këtë fund janari 2019… Ishte sfilitja në fytyrën e sublimes. Pashë sytë e venitur ku shpirti kishte klithur arjet më të bukura dhe ku trupi hepohej e dukej se do binte në humbëtirë. Ç’spektakël i dhimbshëm, i mrekullueshëm e madhështor njëherësh. Një puthje për botën tej dhe një dorë që rreh mbi skenë si të prekë një talisman të shenjtë…Të shohësh trupin që dridhet dhe dorën që zgjatet një çast për tu mbajtur pas siparit që të mos bjerë, pasi trupi s’ka më peshë atë çast: është vetëm shpirti. E pas gjithë asaj shkulme zëri të ndritur ç’mund të shohë artisti veç tjetër gjë asaj salle, ndoshta një botë të mjegull me një eho të largët duartrokitjesh. Askush nuk e di. Ajo nuk është më aty duke kënduar klithmën e fundit të një Violete të «Traviatës»… ndoshta në një botë të vetë engjëjve. As ajo vetë nuk e di. Duartrokitjet marramendëse në veshët e saj janë thjesht një puhizë e ëmbël, mirëdashjeje që mezi e dëgjon.Në historinë e krijimit artistik jo vetëm shqiptar por dhe botëror, nuk kam pare një përkushtim të tillë, ku arti ngjan se e ka plagosur për vdekje zemrën e krijuesit të vet, atë shpirt, atë instrument kordash të papërsëritshëm, atë dashuri arti të pakufishëm, sepse artisti i ngjan një martiri të vërtetë që i ka falur artit gjithçka, gjithë forcat dhe dashuritë, dhe frymën e tij. Një alkimi që rrallë ndodh tek artistët e botës ku çmimi i sakrificës duket se i kalon dimensionet njerëzore e që njerëzimi e ka njohur ndoshta veçse në gjenitë e Renesansës italiane.Ermonela Jaho është një martire e kohëve moderne. Një martire e artit sublim. Një martire që i ka ngjitur ato shkallë arti si të këndojë për herë të fundit. Po, është kjo ndjesi me të cilën ajo ngjitet gjithnjë në skenë. Vështroj imazhin e saj dhe drithërohem me frikën se mund të bjerë. Por ajo i ka gjetur gjithnjë forcat, pasi është një ngjizmë e madhe dashurie”- shkruan Luan Rama në rrjetet sociale.

/a.meta

Next Post
Parashikimi financiar sipas horoskopit, shenjat më me fat për paranë në 2018-n

Shenjat e horoskopit më me fat për këtë fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In