• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

by El Be
03/03/2026 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka shprehur kritika të forta ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e akuzuar se po destabilizon botën.

Në një reagim për Dritare Tv, Lauka komentoi rrezikun e një konflikti të madh dhe ndikimin e situatës ndërkombëtare mbi Shqipërinë, duke theksuar se edhe pse tensionet janë të larta, ekzistenca e armëve bërthamore mbetet një pengesë për shpërthimin e një lufte globale.

Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Trump, duke e cilësuar si një faktor kryesor të destabilizimit të rendit ndërkombëtar dhe ndikimin e tij mbi sigurinë globale.

Islam Lauka: Nuk e besoj se mund të kalojmë në një luftë të madhe, pavarësisht se situata është goxha e vështirë, por besoj që ekzistenca e armës bërthamore është pengesë për të mos shpërthyer, sa për logjikën që ka Trump. Shqipërinë ajo e prek, siç prek gjithë botën. Besoj që nuk kalojmë në një luftë të madhe, se po kaluam në luftë të madhe, kalojmë automatikisht në luftë bërthamore. Kur ti ta godasësh tjetrin, do presësh edhe kundërgoditje, apo jo? Natyrisht që nuk është mirë sepse Irani ka qenë dhe mbetet diktaturë. Shpresa është që, meqenëse janë goditur shumica e udhëheqësve të tij, përfshirë dhe udhëheqësin shpirtëror, të ketë një ndryshim në qeverisjen e vendit, domethënë të vijë një qeveri më demokratike. Kaq është shpresa. Po që ishte veprim, domethënë prej rrugaçi, nga ana e Trumpit, sepse fatkeqësisht Trumpi është faktori kryesor që ka destabilizuar rendet ndërkombëtare. Ishte Putini deri dje, por Putini nuk arriti deri aty sa ta prishë rendin që ne e njohim si rend liberal ndërkombëtar. Gozhdën e fundit në arkivolin e këtij rendi i vuri Trump dhe po vazhdon. Këto janë pasojat që vijnë nga një politikë e papërgjegjshme, që e ka burimin tek konceptet ultra të djathta ekstreme të një shtrese që e mbështet atë që njihet si MAGA.

Next Post
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Comments 1

  1. Dermëni says:
    2 months ago

    Ky Leuka i Sali Berishës, nga kokë e madhe e diplomacisë shqiptare vetëm në Kosovë, tani është këthyer në kokë loqe, nga që as Saliu nuk e pjerdh më.

    Reply

Leave a Reply to Dermëni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla për ‘sjelljen’ e Spiropalit: Do bëjmë analizën…

April 20, 2026
“Ti jepet fund mashtrimit me barnat online”, Dr.Kalo ‘viktimë e shitjes së suplementeve dhe…

“Ti jepet fund mashtrimit me barnat online”, Dr.Kalo ‘viktimë e shitjes së suplementeve dhe…

April 20, 2026
Kosova e shpall Gardën Revolucionare të Iranit “organizatë terroriste”

Kosova e shpall Gardën Revolucionare të Iranit “organizatë terroriste”

April 20, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami në bregdetin verilindor

VIDEO / Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami në bregdetin verilindor

April 20, 2026
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 49-vjeçari nga Bullgaria

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 49-vjeçari nga Bullgaria

April 20, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

April 20, 2026
Berisha paraqitet në SPAK dhe ‘nuk i ndahet’ Dumanit: Po hidhte valle me Irenën!

Berisha paraqitet në SPAK dhe ‘nuk i ndahet’ Dumanit: Po hidhte valle me Irenën!

April 20, 2026
Armëpushimi po “vritet” në Hormuz. Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve

Armëpushimi po “vritet” në Hormuz. Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve

April 20, 2026
PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

Socialistët mbledhin Grupin Parlamentar, zbardhet agjenda për seancën e 23 Prillit

April 20, 2026
Normalizohet situata në pyllin e Poros, vijon monitorimi i vatrave aktive të zjarrit

Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In