Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se e ka zgjedhur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin para Perëndimit. Ai madje ka thënë se Vuçiç është sjellë si qyqar dhe jo si udhëheqës.
“Duket se Vuçiçi ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është sjellje prej qyqari. BE, SHBA, ju lutem mbani shënim”, ka shkruar Kosnett.
/b.h