• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA: Kompromisi është çelësi për qeverinë e re

by Java News
27/12/2019 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, tha sot se shpreson që nuk do të ketë zgjedhje të reja ndërsa e quajti si ushtrim të demokracisë ngërçin aktual me të cilën po përballet vendi për krijimin e institucioneve të reja.

Ambasadori Spahiu i tha Zërit të Amerikës se shpreson që zhvillimet aktuale politike në vend të tejkalohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Duhet një dialog, duhet një mirëkuptim në mes partive dhe subjekteve politike që synojnë të jenë në qeverisjen e ardhshme. Kompromisi është çelësi si për çdo gjë tjetër dhe shpresoj që do të ketë një rezonim racional dhe të krijohet sa më shpejt qeveria dhe Kosova të vazhdojë më tutje”, tha ambasadori Spahiu.

Ai thotë se subjektet politike nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që vendi të dëmtohet në çfarëdo forme.

Zoti Spahiu që ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, sot promovoi në Prishtinë librin me titull “Misioni i parë”, ku përshkruhet periudha e ngritjes së ambasadës së Kosovës në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pjesëmarrësit në ceremoni vlerësuan rolin e ambasadorit Spahiu dhe marrëdhëniet e rëndësishme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“A përfundoj misioni i Kosovës me shpalljen e pavarësisë? Jo. Atëherë ishte sfida më e madhe dhe cila ishte ajo sfidë, të dëshmojmë të kundërtën e gjithë atyre projekteve që mendonin se çka do të bëhet me Kosovën e pavarur dhe destabilitetin e rajonit dhe shqiptarët si gjeneratorë të atyre krizave të reja që do të dalin, në pritje nga të tjerët. Dhe mendoj që pikërisht në këto parime, në këto posulate të themi, këta njerëz që unë mbaj respektin për ta mbi 90 për qind, ka ndonjë dështim sepse jemi njerëz, mbi 90 për qind kanë qenë në nivelin e detyrës”, tha ish presidenti Fatmir Sejdiu.

“Libri ka edhe vlerën historike sepse tregon për ngjarje dhe personalitete përfshirë këtu edhe president amerikan. Rrëfen për mesazhet e rëndësishme për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë nga State Depratamenti dhe nga Kapital Hill-i që për të parën herë shpalossen në këtë libër. Brenda kopertinave të librit të tij, Spahiu rrëfen çka ndodh brenda mureve të administratës amerikane në vitet e para të pavarësisë së Kosovës. Si lobonte Kosova e miqtë e saj por edhe si lobonte apo kundër lobonte Serbia me miqtë e saj”, tha ambasadori Blerim Reka.

“SHBA është njëri prej atyre që e inicio gjithë çështjen dhe e pruni shtetin e Kosovës këtu ku është prandaj për mua kjo ka rëndësi dhe Avni Spahiu do të duhet të jetë i lumtur që ka shënu një kapërcim të gazetarisë te diplomacia më e fortë e shtetit që sot e gjithë ditën është garancion i shtetit të Kosovës”, tha shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Ambasadori Spahiu thotë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të jenë të afërta.

“Nuk ka pasur për fat të mirë ndonjë largim apo ftohje ose ndonjë arsye për brengosje ndonëse kur kam shërbyer unë ka qenë ta quaj ashtu muaji i mjaltit në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ka qenë një kohë kur Amerika na ka qëndruar pranë në çdo situatë të cilën e kemi tejkaluar pikërisht në saje të ndihmës së Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Kongresi ka qenë gjithmonë pranë nesh por edhe sot ndoshta me disa ndryshime të prioriteteve të administratës aktuale amerikane ka qëndruar ky raport, këto marrëdhënie janë zhvilluar më tej dhe për këtë jam mjaft i lumtur”, tha zoti Spahiu.

Ai thotë se këto marrëdhënie duhet të ruhen vazhdimisht dhe se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jetik për të ardhmen e Kosovës. /voa/

Next Post
Dalin shifrat/ Ja sa para janë dhuruar në portalin e-Albania një muaj pas tërmetit tragjik

Dalin shifrat/ Ja sa para janë dhuruar në portalin e-Albania një muaj pas tërmetit tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In