• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ambasadori Arvizu: Të këqijat dhe të mirat që na la Presidenti Trump

by A R
21/01/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alexander Arvizu

Çfarë ndodhi në Capitol, ishte e pafalshme që do regjistrohet si një gjë e tmerrshme në histori, si maja e katër viteve të tmerrshme. Problemi me presidencën e Trump, duhet të ishte jashtë normave. Dhe unë si amerikan e kuptoj këtë. Edhe si diplomat. Duam që të heqim gjërat e tepërta. Por ka një arsye përse punët bëhen në një mënyrë të caktuar, procedurë të caktuar, ligj të caktuar, që janë rregulluar me kalimin e kohës bile me shekuj. Quhet traditë. S’ka rëndësi çfarë je politikisht, si gjini apo racë, je pjesë e asaj trashëgimie. Por ne nuk kemi nevojë për revolucion si ai i Trump, kemi nevojë për praktika innovative dhe krijuese. Në këto katër vite ska asgjë të mirë për të kujtuar, përvecse mësuam ca gjëra për veten. Se i morëm ca gjëra si të mirëqena dhe se tani na duhet të rindërtojmë vendin tonë.

Ajo që Trump na tregoi është se shumë prej nesh, unë psh u rrita në kolorado por mbarova universitetin në Washington. Ju bashkova shërbimit diplomatik. Kurrë nuk e kam cilësuar veten si elitist, por miqtë dhe përvojat si në shqipëri e vende të tjera, pata shans të provoja gjëra që shumë amerikanë nuk mundën. Për shkak të këtyre përvojave, ndihem patriot dhe të vlerësoj se çfarë quhet amerikan. Por nëse ti jeton në Amerikë, por nuk ke një pasaportë dhe nuk ke udhëtuar kurrë dhe rri me njerëz që janë të ngjashëm me ty, atëherë fillon të mendosh se këta diplomatët kujdesen më shumë për vendet e tjera, sesa për Shtetet e Bashkuara. Por në fakt është e kundërta. Por zgjimi me të cilin përballemi, është se ne që kemi shkollimin, përvojat për ekonominë, biznesin dhe besimin tek globalizmi dhe rolin unik që ka amerika në drejtimin e botës, na duhet të mendojmë se ka miliona amerikanë që nuk ndajnë këndvështrimin tonë dhe arsyet përse. Duhet të mendojmë se nëse edhe këta amerikanë do të dinin gjërat që ne dimë, do kishin një pikëpamje tjetër për Amerikën dhe për botën. Ne duhet t’i përshtatemi këtij fakti. Të gjithë kemi të drejtë të kemi opinionet tona, por nëse pikëpamja e tyre është e ndryshme për Amerikën tonë të përbashkët, na duhet të mendojmë shumë për këtë.

Donald Trump bëri dy gjëra të mira në politikën e jashtme. Amerika eshtë e përfshirë në këto që po quhen luftëra pa fund, por besoj se një nga kritikat e mia është mbi konfliktet ushtarake, industrial dhe humanitare. Ka shumë kaos dhe rrëmujë në botë dhe djemtë më të mirë amerikanë në ushtri, u duhet të merret me gjithë terroristët e diktatorët e botës, terroristë dhe më pas, na duhet edhe ti rindërtojmë këto shoqëri dhe këto vende. E kuptoj dëshirën për të bërë mirë, po ka një tendencë në Amerikë se ne duhet ta riformatojmë botën dhe ti japim asaj, formën tonë. Këtë mendojnë dhe shumë veta në Departamentin e Shtetit. Dhe unë sot mendoj se kjo gjë duhet të ndryshojë. Unë mendoj se Amerika mund të vazhdojë të mbetet një symbol shprese edhe në të ardhmen, por duhet t’i ikim kompleksin të Mesias. E dyta: duhet të mendojmë më shumë për Kinën pa harruar sigurisht Rusinë që mbetet një kundërshtar i joni. Për shkak të ekonomisë së Kinës dhe ndërlidhjes e rolit të saj të madh në ekonominë globale, shumë mendojnë se ne duhet të bëjmë lojën e saj, për shkak se ajo është shumë e madhe. Ndërsa unë mendoj se duhet të mbajmë një qëndrim më të fortë.

Trump gjënë më të keqe që bëri, është se vuri amerikanët kundër njëri tjetrit dhe mbolli farën e dyshimit tek mendjet e gjithë amerikanëve, pro dhe kundër tij, për ëndrrën amerikane, mënyrën sesi shohim njëri tjetrin. Trump arriti të na hutojë.

Gjithcka që do sjellë marëdhenie më të mira mes Kosovës dhe Serbisë, të gjithë e duam këtë. Unë personalisht kam dyshime mbi axhendën personale te Richard Grenell dhe mund t’ju them juve se nuk ka qënë përparësi fare e administratës Trump, ndaj kam dyshuar se ka një histori të fshehtë nga pas. Është di[ka që duhet të mbështetet nga vetë popujt në Ballkanin Perëndimor. Unë kam pak përvojë në Shqipëri dhe e di se disa njerëz që janë ekspertë, ishin kritikë ndaj kësaj marrëveshjeje. Ndaj megjithëse nuk kam dot një opinionin timin pasi nuk jam ekspert, i besoj këtyre ekspertëve dhe shqetësimeve që ata kanë.

Sigurisht pritshmëritë ndaj administratës Biden janë të larta dhe ka shumë gjëra që kjo administratë duhet të ribëjë për Amerikën por duhet të jem i hapur dhe i ndershëm: Joe Biden është nje person shumë i mirë dhe shumë i ndershëm si dhe një politikan I talentuar. Ndroja ime është se ai është i thyer në moshë dhe shumë tradicional në mënyrën e tij të të menduarit. Joe Biden nuk e kam takuar kurrë, por ndihem sikur e njoh nga afër. Mendoj se ai menjëherë do të hidhet tek historitë e viteve 80, kur ai bashkëpunonte me republikanët për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme dhe ok, kjo është fantastike. Por jemi në vitin 2021 dhe pejsazhi është shumë shumë i ndryshëm. Lidershipi republikan duhet të ndajë përgjegjesi për shumë nga gjërat që ndodhën në periudhën e Donald Trump. Mitch McConnell tani lider i pakicës kanë një detyrë për të bërë tani.

Ne nuk nuk i shohim më gjërat njësoj. Republikanët nuk janë armiqtë tanë dhe sigurisht që duhet të gjejmë një mënyrë të punojmë me njëri tjetrin, por Joe Biden duhet të jetë i fortë dhe kam frikë se kjo nuk është në natyrën e tij. Më pëlqen roli i tij pajtues, por ne na duhet tani një lidership i fortë. Por tani baza demokrate amerikane ka pritshmëri të tjera. Po ashtu dhe qytetarët amerikanë. Por ka shpresë dhe kjo është një gjë e mirë.

Donald Trump duhet të hetohet dhe gjykohet dhe s’duhet lejuar të kandidojë më. Por ne jemi vend i ligjeve ndaj për këtë duhen prova të forta, juri dhe proces ligjor.

/RealStory Exclusive 

Next Post
“Çadra pistoletë dhe tritol”, si gënjeu Berisha për 21 Janarin, fshirja e serverave dhe deklaratat e rreme të mjekëve

"Çadra pistoletë dhe tritol", si gënjeu Berisha për 21 Janarin, fshirja e serverave dhe deklaratat e rreme të mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In