• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish- agjenti jugosllav ambasador në Tiranë/ Latifi ‘i kthehet’ Kurtit: Ku e gjetët këtë fundërrinë që fyen Adem Jasharin?

by
01/09/2021 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Blerim Latifi në Kosovë ishte ndër të parët që reagoi ashpër pas lajmit se qeveria e Albin Kurtit ka përzgjedhur për ambasador të Kosovës në Tiranë, Idriz Zeqirajn. Ky i fundit është i njohur për qëndrimet fyese ndaj heronjve të luftës në Kosovë.

Teksa thekson se Idriz Zeqiraj ka fyer heroin legjendar Adem Jashari, analisti Latifi pyet qeverinë e Kosovës se ‘ku i gjeni këto fundërrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?’

“Idriz Zeqiraj, i propozuari për ambasador të Kosovës, jo më larg se në vitin 2017, paska bërë një shkrim ofendues për Adem Jasharin.

Tipi paska kërku që aeroportit të Prishtinës t’i hiqet emri i Adem Jasharit dhe hapur qenka shprehur se “Adem Jashari ka mbingarkesë reale me shtatore, buste, sheshe, rrugë, objekte gjithëfarëshe, madje, edhe të atyre kulturore, që përbën paradoks”. Por jo vetëm kaq. Për të Adem Jashari është një luftëtar i thjeshtë lokal dhe vlerësimi që i bëhet figurës së tij i tepërt. Kam një pyetje për qeverinë e Kosovës: Ku i gjeni këto fundrrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?, shkruan Latifi.

Idriz Zeqiraj nuk është një emër i panjohur në trojet shqiptare. Në biografinë e tij mbetet njolla e agjentit jugosllav dhe bashkëpunëtorit të UDB-së në Shqipëri. Për këtë angazhim të tij është botuar në median e Kosovës edhe një profil më i plotë nga analisti Isa Mulaj.

Ja çfarë shkruan Isa Mula për të shkuarën e errët të tij:

“Idrizi jeton në Gjermani. Në vitin 1974-5 iku në Shqipëri, kishte filluar të studionte, dhe ku UDB bie në kontakt me të. Në vitin 1978-9, një grup i studentëve nga Kosova shkon për vizitë në Shqipëri. Në mesin e atij grupi ishted edhe Kumrije Rugova, ish-dashnorja e tij, motra e Rrustem Rugovës, tani gruaja e Sabri Hamitit i cili është baxhanak me Sherif Balën ose ish-kryeshefin e UDB-së për Pejën. Kumria merr porositë caktuara nga Sherifi për Idrizin, si dhe një makinë shkrimi të cilën ia dërgon Idrizit. Sigurimi i Shqipërisë i merr vesh të gjitha këto lëvizje dhe fillon survejimin e Idrizit. Fillon Idrizi të shkruaj letra të ndryshme në adresa të individëve dhe të bëjë propagandë se shteti shqiptar nuk po angazhohet për çështjen e Kosovës. Sigurimi i shtetit shqiptar e thërret në bisedë informative. Sigurimi ia tërheq vërejtjen se e di porosinë nga UDB e Pejës, si dhe porositë nga Kumrija. I thonë Idrizit se po të kishe qenë ti i vendosur për ta vazhduar veprimtarinë, do të qëndroje në Kosovë si shokët tuaj, si Kadri Osmani me shokë të cilët edhe ishin arrestuar në K osovë, e me të cilët Idrizi kishte bashkëvepruar para se të arratisej.

Sigurimi i thotë Idrizit: Ti je shkolluar këtu, ke kryer fakultet dhe je duke punuar, e për Kosovën nga këtu nuk ke si të ndihmosh, por këtë punë nga këtu e bënë shteti shqiptar, e ti shiko punën tënde dhe ke kujdes se do ta pësosh! Idrizi nuk bindet edhe vazhdon duke krijuar një grup gjoja për Kosovën. Sigurimit shqiptar nuk i mbeti tjetër pos ta dënoj dhe burgosë si bashkëpunëtor të UDB-së dhe agjent jugosllav. Ai duket se ka mbajtur 8 vite burg.

Kështu e sqaron punën e tij Shaban Braha, nëpunës i Sigurimit Shqiptar, i cili ishte i angazhuar në grupin pran Komitetit Qendror të PPSh-së për Kosovë të krijuar më 1970, i cili kishte për detyrë të organizoj dhe mbikëqyrë tërë veprimtarinë lidhur me Kosovën si në Shqipëri, Kosovë, dhe diasporë. Ky grup për punën e vetë rreth Kosovës i ka raportuar drejtpërdrejtë Enver Hoxhës”.

/b.h

Next Post
“Mësuesja pa maskë, shembull i rrezikut nga koronavirusi”

"95% e të shtruarve në spital, të pavaksinuar"/ Tomini: Rastet më agresive tek të rinjtë. Mbani maskën edhe nëse keni bërë vaksinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

July 27, 2026
Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

July 27, 2026
Protestë e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

Protestë e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

July 27, 2026
Sulm me armë zjarri në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Sulm me armë zjarri në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

July 27, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

July 27, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

A ka vërtet Edi Rama kontratë me 800 mijë shqiptarë?

July 27, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Rama mbledh drejtuesit politikë, burime: Mund të ketë një seancë tjetër plenare pasdite

July 27, 2026
Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave dhe humbin jetën 9 persona

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave dhe humbin jetën 9 persona

July 27, 2026
Vranësira dhe reshje gjatë ditës, kthjellime në orët e pasdites

Vranësira dhe reshje gjatë ditës, kthjellime në orët e pasdites

July 27, 2026
Protestë në seancën e fundit plenare, policia rrethon zonën përreth Parlamentit

Protestë në seancën e fundit plenare, policia rrethon zonën përreth Parlamentit

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In