• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-agjenti i FBI dhe rusët, zbulohen lidhjet e McGonigal me biznesmenin e hoteleve që kundërshtoi fort agresionin në Ukrainë

by Java News
27/01/2023 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliarderi Oleg Deripaska nuk është i vetmi rus me të cilin ka bashkëpunuar ish-agjenti i FBI Charles McGonigal. Në pranverën e vitit 2022 ai rezulton të jetë punësuar nga një tjetër biznesmen rus, Vladislav Doronin, pronar i një rrjeti hotelesh me 5 yje në të gjithë botën.

McGonigal do të drejtonte departamentin e sigurisë për 34 hotelet e “Aman Resort”në pronësi të biznesmenit rus, bazuar në eksperiencën e tij të mëparshme në industrinë e pasurive të paluajtshme, pasi pas daljes në pension në 2018-tën u punësua si zëvendëspresident i lartë për sigurinë globale në gjigandin e pasurive të paluajtshme Brookfield Properties.

Këtë post ish-agjenti i FBI e la për t’ju bashkuar në 2022-shin kompanisë “Aman Resort”, shkruan gazeta amerikane “The Post”.

Me siguri sipas ekspertëve, lidhjet e McGonigal me Doronin do të ngrenë më shumë pikëpyetje për marrëdhëniet e tij me Rusinë.

“Me Doronin nuk është njësoj si me Deripaskën, i cili është nën sanksione nga SHBA. Por fakti që McGonigal rezultonte në listën e pagave të një biznesmeni rus shumë të fuqishëm, e bën atë më të lidhur me elitën ruse në mbarë botën”, ka deklaruar Louise Shelley, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Terrorizëm.

Vladislav Doronin ka lindur në Bashkimin Sovjetik, por ka hequr dorë nga shtetësia ruse në vitin 1986, dhe mban tanimë 2 shtetësi  të Zvicrës dhe Suedisë, dhe ka mbajtur qëndrime të forta kundër luftës në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjeve të tij të biznesit në Rusi në vitin 2014, por vitin e kaluar, RealDeal ka raportuar se dokumentet gjyqësore vërtetonin se Doronin kishte aksione në një kompani me bazë në Moskë deri në vitin 2022, kur ai ia transferoi pronësinë nënës së tij, e cila ende jeton në Rusi.

Por Vladislav Doronin tha se ato ishin “asete të trashëguara” që ishin drejt likuidimit dhe se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aktivitet zhvillimi që nga viti 2014./m.j

Next Post
Rama: Anëtarësimi në BE nuk është provim që mund të mashtrosh, duhet më shumë punë

Sëmuret Edi Rama/ Kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com