• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-agjenti i CIA-s dënohet me 20 vjet burg për spiunim në Kinë

by Java News
18/05/2019 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-oficer i Agjencisë Qendrore për Inteligjencë në Shtetet e Bashkuara (CIA) është dënuar me 20 vjet burgim për spiunim në të mirë të Kinës. Ky rast po vlerësohet si alarm në komunitetin amerikan të inteligjencës.

Kevin Mallory, 62 vjeç, u dënua për shkak se ia kishte shitur të dhënat e klasifikuara të mbrojtjes një agjenti të inteligjencës kineze për 25 mijë dollarë në kohën kur e kishte vizituar Shangain në mars dhe prill të vitit 2017.

“Qëllimi yt është të marrësh informata dhe qëllimi im është të paguhem”, shkruhet në një mesazh që e kishte dërguar ai më 5 maj të vitit 2017.

Personi dënuar e flet rrjedhshëm gjuhën kineze dhe më parë ka shërbyer si agjent special për shërbimin e sigurisë së Departamentit të Shtetit në kuadër të ushtrisë amerikane.

Mallory është vetëm një nga disa zyrtarë të lartë amerikanë që janë arrestuar dhe akuzuar për bashkëpunime të paligjshme me inteligjencën kineze.

Ish-zyrtari i agjencisë për inteligjencë të mbrojtjes, Ron Hansen, po përballet me 15 vjet burgim pasi u deklarua fajtor në mars të këtij viti pasi kishte tentuar t’i shiste Kinës informata të klasifikuara.

Në një rast tjetër, ish-zyrtari i CIA-s, Jerry Chun Shing Lee, u deklarua fajtor më 1 maj për spiunim për Kinën. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm pasi dyshohet se ka ofruar të dhëna që ndikuan në shuarjen e një rrjeti të informatorëve amerikanë në Kinë, shkruan “The Guardian”.

g.kosovari

Next Post
Sa më e lumtur të jetë martesa juaj, më shumë gjasa keni për të fituar peshë

Gjendet sekreti i shtimit në peshë tek njerëzit aktivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com