• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Isabel Allende bëhet 75 vjeç, ‘Shtëpia e shpirtrave’, suksesi më i madh i saj

by Java News
03/08/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Isabel Allende është njëra prej autoreve më të lexuara në gjuhën spanjolle. Të paktë janë atë që e dinë se autorja kiliane lufton si feministe aktive për të drejtat e grave.

Ajo ka shkruar 23 libra, të përkthyer në 35 gjuhë dhe ajo ka shitur rreth 70 milionë prej tyre. 60 herë është dekoruar ajo në 15 vende për veprën e saj dhe dy filma ndërkombëtarë bazohen në romanet e saj.Këto janë faktet që ofron Isabel Allende në faqen e saj në internet në rubrikën “Biografi”. Me sa duket që për këtë të mos flitet më. Sepse në thelb, për të është irrituese që ta vështrosh jetën në këtë mënyrë: “Kemi të bëjmë vetëm me një listë të dhënash, ngjarjesh dhe arritjesh. Në realitet, gjërat e rëndësishme të jetës sime zhvillohen në dhomat e fshehta të zemrës sime dhe nuk kanë vend në një biografi”.

Nuk janë librat sukseset më të mëdha të saj, por dashuria, që e lidh atë me disa njerëz dhe momentet, në të cilat ajo është përpjekur të ndihmojë të tjerët. Për shembull kur u angazhua gjatë diktaturës ushtarake të Pinoçetit për të përndjekur politikë ose si feministe, për të luftuar deri sot për të drejtat e grave në fondacionin e saj “Isabelle Allende Foundation”.

Isabel Allende, që festoi datëlindjen e 75-të në 2 gusht, vazhdon të jetë e interesuar politikisht dhe aktive. Presidentin e ri të atdheut që ka zgjedhur, SHBA ajo e sheh në mënyrë tepër kritike. Në një intervistë me Deutsche Wellen, ajo e quajti atë një biznesmen me pak skrupuj: “Nuk e di nëse institucionet amerikane janë aq të forta, për t’i rezistuar ndikimit të këtij demi të egërsuar, i cili nuk e di si mund të qeveriset”. Donald Trump është më e keqja, që mund t’i ndodhte merikës, shkruan DW.

Por megjithë angazhimin e saj, janë natyrisht librat e saj, që e kanë bërë të famshme në të gjithë botën autoren kiliane. Në radhë të parë, vepra e saj e parë “Shtëpia e Shpirtrave”. Kur Isabel Allende e shkroi sagën familjare në vitin 1982, ajo ndodhej tashmë në mërgim, në Venezuelë. Ushtria nën Pinoçetin e pati rrëzuar në Kili xhaxhanë e madh të saj, Presidentin socialist, Salvador Allende në vitin 1973. Pak kohë më vonë pas kësaj ai vrau veten. Që prej atij momenti, autorja, gazetarja dhe feministja nuk ndihej më e sigurt në vendin e saj.

Isabel Allende lindi në 2 gusht 1942 në Lima, si bija më e madhe e një diplomati kilian. Meqenëse prindërit e saj qenë ndarë, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në shtëpinë e gjyshit të saj. Më vonë ajo jetoi në Bolivi dhe në Liban dhe pastaj u kthye në Kili. Atje ajo punoi si gazetare, u martua dhe bëri dy fëmijë – vajzën Paula dhe djalin Nicolas. Së bijës, e cila vdiq në moshën 28 vjeçare për shkak të një sëmundjeje metabolizmi, ajo i kushtoi në vitin 1992 romanin e saj me të njëjtin emër, shumë personal, i cili ka në qendër vdekjen e saj.

Që herët u angazhua Allende për të drejtat e grave. Në vitin 1968 ajo themeloi revistën feministe “Paula”, në të cilën ajo mbështeste edhe xhaxhanë e madh të saj, Salvador Allende. Që atëherë ajo shkruante pjesë të ndryshme teatrale dhe fitoi famë si moderatore televizori. Meqenëse gjatë diktaturës ushtarake të Pinoçetit ajo nuk ndihej më e sigurt, ajo emigroi me gjithë familjen e saj në Venezuelë.

Në mërgim ajo nisi të shkruajë një letër imagjinare, drejtuar gjyshit të saj. Letra e gjatë u kthye në një dorëshkrim, dhe nga dorëshkrimi lindi romani “Shtëpia e Shpirtrave”. Që në veprën e saj të parë ra në sy stili i pazakontë tregimtar i Isabel Allendes, në të cilin fiksioni dhe realiteti janë të ndërthurur me njëri-tjetrin, i ashtuquajturi “realizëm magjik”. Vërtetësinë mizore ajo e lidhi me një botë fantazie plot magji, e cila herë pas here përmbante gjurmë shprese.

Që prej më shumë se dy dekadash Isabel Allende jeton në SHBA, ku u martua edhe për herë të dytë. Por Kili mbetet atdheu i saj, thotë ajo në intervistë me DW. “Unë vazhdoj të ndihem kiliane. Prindërit e mi janë kilianë, familja ime është kiliane dhe unë i kam jetuar vitet e para të jetës sime në Kili, vite që lënë gjurmë”. Në novelën e saj më të fundit, “Përtej dimrit” bëhet fjalë për një migrante ilegale nga Guatemala dhe për një gazetare të guximshme dhe optimiste, në të cilën pasqyrohet qëndrimi i Isabel Allendes, përgatiti Express. (b.an)

 

Next Post
Ju presin 3 vjet burg nëse vidhni peshqirë në hotelet italiane

Ju presin 3 vjet burg nëse vidhni peshqirë në hotelet italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In