Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shprehet kundër idesë së Mini-Shengenit ballkanik, të cilin e quan si krijim të Jugosllavisë së Re.
Ai thotë se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.
“Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, thuhet në reagimin e Mustafës.
g.kosovari