• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironizon Kreshnik Spahiu: Kodi Penal me standarde europiane, për krime dhe vepra afrikane

by E S
05/09/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu tha sot se Shqipëria e ka të nevojshëm një Kod të ri Penal, pasi ai aktuali është i vjetër dhe jashtë kohës, nëse marrim parasysh që hartuar dhe miratuar në vitin 1995.

Spahiu shtoi në një intervistë në Report Tv, se Kodi i ri Penal duhet të jetë i përshtatshëm për ndëshkimin e krimeve që janë të pranishme në Shqipëri, edhe nëse kodet e vendeve të Bashkimit Europian nuk i kanë të përfshira ato lloj veprash.

“Mendoj që Shqipëria parimisht është në kohën e duhur për ndryshime thelbësore në Kodin Penal pse ndoshta për të përgatitur një Kod të ri Penal. Fakti që Shqipëria ka 30 vite që ka miratuar këtë kod, mjafton kaq për të kuptuar që 30 vitet e fundit përbëjnë ndryshime në marrëdhëniet shoqërore afro 1 shekull.

Që do të thotë se Kodi Penal i miratuar në vitin 1995, nuk mund t’i përshtatet më realitetit shqiptar. Jo vetëm që jam pro ndryshimeve, por do isha pro edhe miratimit të një Kodi të ri Penal. Pastaj çështja në lidhje me detajet apo dispozitat të cilat propozohen amendimet, sigurisht që është pjesë e debatit dhe është krejt normale që të jetë e debatueshme.

Kam dëgjuar me vëmendje kur thuhet që do të marrë vulën e Bashkimit Europian. E para, a kanë qenë ekspertët e BE-së pjesë e këtij që serviret pothuajse në 500 apo 600 dispozitat e saj? Është një nen me shumë shumë dispozita.

Dhe cila është arsyeja që BE e kontestoi? Ne nuk mund të lidhimin thjeshtë dhe vetëm miratimin e një kodi të ri penal me domosdoshmërinë që është apo jo dakord BE-ja. Shqipëria mund të ketë një Kod Penal me standarde europiane, por fatmirësisht ka krime dhe vepra penale afrikane.

Që do të thotë sa vepra penale në Shqipëri, nuk janë sjellja që kanë europianët. Janë krime që i gjen në shoqëri të pazhvilluara. Kjo nuk do të thotë që duhet të kemi një kod penal gjerman apo italian dhe të mendojmë se kjo do t’i zgjidhë të gjitha problemet e parandalimit të luftës kundër krimit në Shqipëri”,- tha Spahiu.

Next Post
Putin vijon sulmet, Rusia lëshon më shumë se 150 dronë dhe raketa drejt Ukrainës gjatë natës

Putin vijon sulmet, Rusia lëshon më shumë se 150 dronë dhe raketa drejt Ukrainës gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In