• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironia e Veliajt: Nuk do merremi me Joridën që varet te kangjellat e “Samiut”

by A R
08/11/2020 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga njësia 13 në kryeqytet, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj njëherësh dhe drejtues politik për Tiranën, theksoi se vota për PS më 25 prill, është votë për të vijuar puna në kantieret e hapura kudo. Veliaj theksoi se për PS, politika është mjeti për ta çuar Shqipërinë përpara. “Ne na duhet patjetër që të fitomë bindshëm që të vazhdojmë këto kantiere të hapura dhe t’i çojmë deri në fund dhe t’i shikojmë si histori suksesi që transformojnë qytetin. Politika frymëzon, pushtetin që kërkojmë, mandatin që kërkojmë, votën që kërkojmë më 25 prill; është mjeti me të cilin ne mbarojmë Kopshtin Zoologjik, mjeti me të cilin ne mbarojmë Kopshtin Botanik, mjeti me të cilin ndërtojmë “Sami Frashërin”, mjeti me të cilin ne ndërtojmë lagjen e re në Kombinat dhe te “5 maji”, mjeti me të cilin ne do e çojmë Shqipërinë akoma më përpara”, tha ai.

Kantieri i Kopshtit Zoologjik, rrethrrotullimi te Shqiponja, Astiri etj, janë vetëm disa nga projektet ku po punohet me intensitet për transformimin e Tiranës. “Jemi këtu në një kantier, që është kantieri i Kopshtit Zoologjik. Nga njëra anë është një parkim për 150 automjete, që do të shfrytëzohet nga të gjithë pallatet e kësaj njësie. Një njësi që është transformuar dhe rritur në mënyrë eksponenciale. Nga ana tjetër do të jenë liqenet e reja që do të krijohen, liqenet që do të jenë pjesë e të gjithë infrastrukturës së Kopshtit Zoologjik, një kopsht kryesisht i konceptuar si një hapësirë didaktike. Ne do vazhdojmë me investimet në këtë Njësi, ne do vazhdojmë edhe me rrugën, e cila një pjesë të suksesit e shohim këtu, në sfond, por ndërkohë pjesën tjetër të suksesit do ta shohim teksa mbaron rrethrrotullimi te Shqiponja, nënkalimi me galeritë, ndoshta më të sofistikuara të një rruge në Shqipëri dhe se si do të shtohet vlera e pronës, siç është shtuar këtu, ashtu do të shtohet edhe te Astiri, edhe te Njësia 7 dhe në Kashar, prej punës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se politika bllokuese e opozitës është tregues i dëshpërimit ku ata janë futur. “Ne nuk do merremi me Saliun, që urren Kopshtin Zoologjik, ne nuk do merremi me Lulin, që bllokon punët e Tiranës, siç ishte Astiri, nuk do merremi as me Jorin (Jorida Tabakun), me një shoqen time që varet te kangjellat e Samiut, vetëm që të bllokojë ndërtimin e shkollës. Ata janë të humbur, dëshpërimi të bën të bësh sjellje të dëshpërueshme. Dhe kur je i dëshpëruar, kur je i humbur, dhe kur ke ngelur mbrapa, mundohesh të gjesh mënyra jo të ndershme për ta bllokuar atë që po ecën përpara. Por ne nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi ai. Veliaj ftoi të rinjtë e PD dhe të LSI që t’i bashkohen PS si e vetmja forcë që mendon për ta.

“Duhet të flasim me të rinjtë e PD dhe të LSI. T’u thoni për sa kohë që shefat tuaj politikë, fëmijët e tyre po i edukojnë në Holandë dhe në Angli, normal që nuk gëzohen kur ndërtohet “Sami Frashëri”, normal që nuk gëzohen kur ndërtohet shkolla “Kosova” se nuk kanë lidhje me Shqipërinë, fëmijët e tyre i kanë diku tjetër dhe e shohin të ardhmen e tyre në të ardhmen e Anglisë dhe të Holandës. Por për ne që e kemi ndërtuar jetën këtu, po i rrisim fëmijët këtu, ne na bëhet vonë për shkollën “Kosova, ne na bëhet vonë për shkollën “Sami Frashëri”, dhe më rezulton që dhe çunat e PD dhe të LSI ju bëhet vonë për sa kohë nuk jetojnë në Holandë dhe në angli dhe Për sa kohë jetojnë këtu. Më rezulton se kanë më shumë gjëra të përbashkëta me ne se me kryetarët e tyre”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

/a.r

Next Post
FMN: Ekspozita e Importit ndihmon në përmirësimin e tregtisë globale

FMN: Ekspozita e Importit ndihmon në përmirësimin e tregtisë globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In