• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ironia e referendumit, Maqedoninë e shpëton vetëm Gruevski!

by A R
02/10/2018 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dështimi i referendumit në Maqedoni ka qenë shumë i pritur për ata që merren me problemet e rajonit. Dilema ishte nëse do të arrihej që pjesëmarrja t’i afrohej pragut të kuorumit apo në skenarin më të mirë do ta kalonte shumë pak, për të marrë “Pro” pothuaj të garantuar. Në fakt, u realizua kjo e fundit, por asesi kuorumi i pjesëmarrjes. Ata që e kanë vuajtur më shumë të gjithën këtë që lidhej me referendumin ka qenë qeveria e Shkupit dhe e Athinës për energjinë e hedhur dhe mbi të gjithë ajo pjesë qytetare e

Maqedonisë që pranoi dhe votoi për të ardhmen e vendit.

Në këtë vazhdë shtohet edhe Bashkimi Evropian, që në një letargji të pakuptueshme për vite të tëra, u investua vetëm në muajt e fundit me artilerinë më të rëndë, duke filluar me kancelaren Merkel dhe atë austriak Sebastian Kurz dhe me zyrtarë të tjerë, që për fat iu shtuan edhe vizitat e kreut të NATO-s, Stoltemberg për të kulmuar pastaj me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, vetëm pak ditë më parë.

Në fakt, rezultati i referendumit në Maqedoni tregoi dështimin e madh të Brukselit në rajon dhe mbi të gjitha paralajmërimin e madh që popujt e Ballkanit kanë filluar të jenë shumë skeptikë për ligjvënësit e BE-së, lidhur me platformat e tyre të trajtimit për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe lëvizjet strategjike të së ardhmes.

Rritja e jashtëzakonshme e presionit anti-evropian në rajon, situata ekonomike, korrupsioni masiv e kanë ulur vrullin pro-evropian të rajonit të njohur si Ballkani Perëndimor, që nga ana tjetër vuan dhe mesazhet tepër kontradiktore të strukturave të Brukselit. Dhe, kriza e Maqedonisë ndjek krizën e madhe që pason shpërbërja e Ish-Federatës, një organizëm që në mënyrën sesi është ndarë nuk ka ofruar paqe mes Serbisë dhe Kosovës, Kroacisë me Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, pa përfshirë Maqedoninë, që e tregoi realisht këtë dështim.

Mbi të gjitha, skenat politike ashtu si në Maqedoni por edhe kudo po i marrin njerëzit që përçojnë konfuzion dhe politika shumë regresive në rajon me një ide për ta rikompozuar të gjithë rajonin, sipas interesave jo integruese.

Dëshmia, nuk ia vlen të shtyhesh, të mjafton të shikosh atë që ndodhi në Maqedoni, ku indiferenca e BE-së, mesazhet kontradiktore por edhe mosinteresimi ndaj çështjes së saj nuk e mbulojnë dot indiferencën e madhe reale ndaj këtij vendi, ashtu si gjithë rajonit.

Gjithsesi rezultati i referendumit e projekton realisht atë që mendon maqedonasi i thjeshtë, anipse përpara i qëndronin tre ҁështje tё mëdha të sё ardhmes: Marrёveshja me Greqinё, integrimi nё BE dhe anëtarësimi i padiskutueshëm nё NATO. Në një farë mënyre, bllokimi i rrugës evropiane në Maqedoni ka treguar kërcitjen e tanishme të gjykimit të njerëzve për BE-në.

Dështimi i madh ka treguar se mund t’i hapet rrugë kulisave, atë politikë që ka qenë gjithnjë efektive në Ballkan. Dhe ironia e madhe është se njeriu që pas kuintave e frenoi, ish-kryeministri Gruevski, mund të jetë njeriu që mund ta ndihmojë duke liberalizuar votat e tij. Që do të thotë, formacioni i tij mund të lëshojë 7 votat e mjaftueshme në parlament që janë të duhurat të votohet marrëveshja në parlament dhe të arrihet kuorumi prej 80 votash, i nevojshëm në këtë rast për të bërë 2/3 e miratimit të ndryshimit të emrit. Partia e tij nё opozitë VMRO-DPMN paçka petkut modern që i atribuon vetes dhe mëtimit për anëtarësimin në BE dhe NATO ka qenë e ngazëllyer se ende mund të manipulojë dhe të përfitojë nga kjo gjendje, ku tashmë Marrëveshja e Prespёs me Greqinё, konsiderohet si e dёshtuar. Me pak fjalë, ironia është se njeriu që është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me dy vjet burgim, mund të amnistohet ose t’i premtohet ky hap, në një përpjekje për të shpëtuar një energji të shkuar kot të Brukselit dhe dy vendeve ballkanike.

Cili do të shpëtojë në këtë rast? Maqedonia dhe BE-ja, vërtetë, do të bëjnë një hap më shumë, veçse sërish populli do të mbetet në dorë të figurave të errëta si Gruevski që mund të manipulojnë gjithçka në interes të gjërave të tyre. Ndaj, ky rezultat nuk habiti kërrkënd në Maqedoni dhe ca më shumë në Ballkan, ashtu si zgjidhjet shumë të besueshme që mund të vijnë paskëtaj. (JavaNews)

Next Post
FOTO / Parku japonez, një pol i ri gjelbërimi në Korçë

FOTO / Parku japonez, një pol i ri gjelbërimi në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In