Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon është një çështje e nxehtë e ditëve të fundit, për të cilën foli sot kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media me gazetarët.
Në deklaratën e tij kreu i qeverisë nxori në pah atë që ai e sheh si kontradiksion të akuzave ku nga një anë konsiderohet “agjent turk” dhe nga ana tjetër “agjent grek”.
“O unë jam agjent turk që luftoj më Greqinë o jam agjent grek që luftoj me Turqinë që por pastaj jam ai që jam, kryeministri i Shqipërisë që nuk negocioj në asnjë rast e për asnjë rrethanë të drejtat e shqiptarëve”- theksoi Rama në fjalën e tij.
g.kosovari











