Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vijuar projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, pavarësisht protestave të banorëve, prej një muaji.
Në seancën e sotme në Parlament, Rama iu referua si “jelekët e verdhë” protestuesve, një referencë kjo ndaj protestave të ditëve të fundit në Francë.
“Me gjithë respektin për jelekët e verdhë, mendoj se jemi në rrugën e duhur me projektin”, tha Rama.
/A. Rada