Deputeti i PD-se, Tritan Shehu ka reaguar pas videos që kryeministri Edi Rama postoi në rrjet me anë të së cilës ironizonte Bashën dhe Berishën.
Në një postin në facebook Shehu i kërkon Ramës që të bëhet serioz e të përgjigjet me seriozitet e përgjegjësi kritikave e alternativave.
“Politika e “kukullave” te Kryeministri shpreh shterpesi argumentash e tendence fshehje nga realiteti, si struci!
Z.Kryeminister, politika dhe ballafaqimi ne ate nuk behen me video qesharake si kjo e sotmja, qe ne vazhdim po publikoni.
Ne asnje shoqeri te civilizuar nuk kam konstatuar nje fenomen te tille, jo vetem jo etik ky, por dhe qe transmeton mungese te plote ne ide e vizione reale.
Behuni serioz Z.Kryeminister, lerini cfaqjet qesharake, prezantoni qofte dhe nje strategji te vetme, pergjigjuni me seriozitet e pergjegjesi kritikave e alternativave!
Ne fakt edhe kur tentoni ta beni kete vecse gaboni rende, shume rende, aq rende sa trondisni qe ne themel edhe interesat me te rendesishme te vendit e kombit”– shkruan shehu në facebook