• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironia e Ramës me Bardhin: Më nxore mallin e të shkretit Lul, tutorit tënd të mëparshëm

by A R
12/09/2024 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intepelancën për çështjen e anijeve me mbetje toksike të kërkuar nga Partia Demokratike, kryeministri Edi Rama u kujdes tí përgjigjej edhe akuzave të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Me ironi shefi i qeverisë tha se fjalimi i Bardhit i nxori mallin e ish-kryetarit të tij në PD, Lulzim Basha.

“Mua më doli malli i të shkretit Lul. Tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli dhe besoj që të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi i madhe mes nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dinë ça flasin”, tha Rama.

Duke i sqaruar edhe njëherë se mallrat e transportuara me kontejnerë drejt Tajlandës dhe Kinës, të nisura nga porti i Durrësit, nuk janë të rrezikshme, Rama e ironizoi Bardhin edhe për vendimin e tij për t’iu bashkuar Rithemelimit.

“Thashë në fillim, përgjatë dhe në fund se këto mallra me këto emra nuk kategorizohen te mbetjet e rrezikshme. E dëgjuat reagimin e reaguesit, të gjetur në konfuzionin e ekspertizës së tij, sepse unë ekspert nuk jam dhe për këtë mësoj duke ulur kokën të lexoj. Kurse zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lartë, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon nëpër gojë ekspertizën gjërë e gjatë dhe vjen ta pështyjë këtu. Se flet zotëria se kush jam unë dhe kush është zotëria për fjalët që kemi thënë. Por nëse unë nuk gaboj është zotëria që tha: ‘Po erdhi Saliu me Flamurin në godinë unë do iki nga politika’”, tha Rama.

Mungesa e konsistencës së fjalëve të Bardhit dhe zgjedhja për të mbetur në PD e drejtuar nga Sali Berisha e për t’iu bashkuar protestave për lirimin e tij te rruga “Mustafa Matohiti”, sipas shefit të qeverisë është një problem i madh.

“Nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lartë dhe për të parë Saliun. Është problem i madh, shumë problem i madh. Dhe problemin më të madh këtu e ka ai që është atje në katin e 8, që nuk ngeli balerin pa i shkuar te parvazi duke i thënë ma lër mua ta tund belin për ty.”

/a.r

Next Post
Nusja rreh barbarisht vjehrrën në Shkodër, djali e mban të mbyllur në shtëpi! Arrestohet 43 vjeçarja

Nusja rreh barbarisht vjehrrën në Shkodër, djali e mban të mbyllur në shtëpi! Arrestohet 43 vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In