• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironia e fatit, çfarë propozonte Tahiri për kanabisin 1 javë para se të vihej nën akuzë

by Java News
01/11/2017 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë para se të niste hetimi penal ndaj ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky i fundit dorëzoi në Kuvend një projektligj, me të cilin kërkon të ashpërsojë dënimet për trafikantët e lëndëve narkotike.

Më datë 11 tetor 2017, deputeti Tahiri ka firmosur nismën e tij për të ndryshuar Kodin Penal, për të çuar deri në 20 vjet burg dënimin për trafikimin e lëndëve narkotike nga organizatat kriminale.

Por, fiks një javë më pas, më datë 17 tetor, ndaj Saimir Tahirit u ngrit akuza nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafikim të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal si dhe “korrupsion pasiv”.

Sipas projektligjit të firmosur nga vetë Tahiri, nëse do ato do të kishin marrë fuqi ligjore dhe ai do të shpallej fajtor nga Gjykata, atëherë do të dënohej po nga propozimi që ka bërë vetë ai. Një nga nenet e detajuara të nismës Tahiri duket se është shkruar fiks për rastin e “Habilajve”. Neni 283/a flet për “trafikimi ndërkombëtar i narkotikeve”.

Në të thuhet: “1. Importimi, eksportimi, tranzitimi në kundërshtim me ligjin i substancave narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 2. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose me shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjete deri në njëzet vjet. 3. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjete vjet”.

fax

Në nismën Tahiri, e cila nuk dihet nëse do të mbrohet më prej tij apo do të fundoset në arkivën e Parlamentit, ngrihet një shqetësim se, ligji dënon njësoj ata që mbjellin pak rrënjë hashashi dhe ata që mbjellin plantacione të tëra.

“Nga praktika aktuale gjyqësore, rezulton se dënohen njësoj, pra me të njëjtën masë dënimi, si autorët që kapen me 1 apo 4 gramë lëndë narkotike, po ashtu edhe autorët që kapen me 1 apo 10 kg, 1 apo 10 tonë … apo edhe më shumë lëndë narkotike. I njëjti fenomen vihet re edhe në dispozitat që parashikojnë kultivimin e paligjshëm të bimëve narkotike.

Pra, dënohet njësoj edhe autori që ka kultivuar 1 apo 2 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, po ashtu edhe autori që ka kultivuar 2000 e më shumë bimë narkotike”, thekson relacioni i projektligjit të firmosur nga Tahiri.

Ky amendament i Tahirit mori vëmendje mediatike vetëm për pjesën e nenit që dënon dhunën ndaj kafshëve. Nisma u quajt projektligji me “4 putra”, por që në një pjesë kryesore të tij synon të ashpërsojë dënimet për trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ky projekt-propozim ka gjithashtu për qëllim forcimin e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe reduktimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thekson relacioni i projektligjit Tahiri./Panorama/a.m.

Next Post
Keni pyetje mbi lotarinë amerikanë dhe vizat? Ambasada e SHBA gati t’ju përgjigjet

Dëshironi të studioni në SHBA? Ja njoftimi i ambasadës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com