Taulant Balla komentoi me ironi reagimin e ashpër të Monika Kryemadhit sot në seancën parlamentare, kur ajo qëlloi me këpucë Edi Ramën.
Balla tha se kishte mbetur i habitur që Kryemadhi qëlloi me këpucë Gucci kryeministrin.
“U habita se si një zonjë, bashkëshortja e presidentit hoqi në parlament këpucët Gucci dhe qëlloi kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin apo deputetët e tjerë të Partisë Socialiste.
U habita sesi pengoi edhe deputetët e tjerë të Partisë Socialiste të votonin në parlament” tha Balla gjatë një interviste për Ora News. /b.d