Koncerti i drejtuar nga violinisti Shkëlzen Doli dhe i performuar nga Ansambli Filarmonik i Vjenës ditën e djeshme është bërë “mollë sherri” këtë të martë në arenën politike. Mbi këtë çështje ka folur edhe ish deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka ironizuar se në qeveri, të gjithë merren vesh kur flitet për koncensione e ligje që prekin interesa, ndërsa kur debati vjen tek qeleshja e Shkëlzen Dolit, ka mosmarrëveshje.
TRESHE NËN NJË QELESHE
Partitë e vjetra që qeverisin nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit. Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakort, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, për sabotimin e Reformës Zgjedhore u morrën vesh, për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit votuan bashkë, ligjin e ndalimit të kazinove e shtynë bashkë, banditët nëpër bashki dhe kuvend i kanë në tavolinë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë. Do mbahen mend si një treshe që e ndau nje qeleshe!/java/a.k