Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur patriarkun e ri. Mediat vendase bëjnë me dije se në krye të kishës është vendosur mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije.
Porfirije, i lindur në vitin 1961, bëhet kreu i 46-të i Kishës Ortodokse Serbe. Procedura për zgjedhjen e patriarkut të ri nisi pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej.
Patriarku Irinej vdiq në muajin Nëntor pasi u infektua me Covid-19. Tashmë kreu i ri i kishës do të nisë zyrtarisht detyrën nesër pas një ceremonia solemne që do të mbahen në Katedralen e Beogradit.
Ndërkohë mësohet se asambleja e kishës do të zhvilohet në muajin Maj dhe të plotësohen vendet e lira të dioqezave.
Kisha Ortodokse Serbe është një ndër kundërshtarët e shtetit të pavarur të Kosovës dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Kosova “ishte shqetësimi kryesor i patriarkut Irineji”.
/a.r











