Bradley Cooper dhe e dashura e tij Irina Shayk janë duke diskutuar për të pasur një fëmijë. Marrëdhënia e tyre po ecën mirë dhe çifti duket shumë i lumtur. Kjo i ka shtyrë ata që ta çojnë lidhjen edhe më tutje, duke e kurorëzuar dashurinë me një fëmijë.
Modelja ruse i dha fund romancës 5-vjeçare me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, në javët e para të këtij viti, ndërkohë që aktori amerikan shoqërohej ende me Suki Waterhouse. Ata e kanë hedhur pas të shkuarën dhe duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.










