Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ishte i ftuar këtë të shtunë një i ri iranian i cili jeton në Shqipëri.
Naimi, zbuloi gjatë intervistës besimin fetar të cilit ai i përket. Një besim jo fort i zakontë për vendin tonë.
Ai tha se i përket besimit Bahaulla, një fe e cila pranon se ka vetëm një Perëndi, por që ka disa të dërguar hyjnor në kohë të ndryshme.
“Besimi Bahai është një fe e pavarur mbarëbotërore, është lindur në Iran në mesin e shekullit të XIX dhe është tani besimi më i përhapur në të gjithë botën.
Bahaulla është themeluesi i besimit Bahai, është mësuesi ynë hyjnor, dhe ne besojmë se në të vërtetë ka një fe dhe një Perëndi, por në kohë të ndryshme Perëndia na ka dërguar mëses të ndryshëm, për të na mësuar atë që kemi nevojë. Ne pranojmë Krishtin, pranojmë Muhamendin, është e njëjta fe por në faza të ndryshme.
Tani besojmë se Bahaulla është mësuesi hyjnor për ditët e sotme dhe në të ardhmen do të ketë të tjerë”, tha ai.
Iraniani që jeton në Shqipëri: Nuk kthehem në Iran, mund të vritem
Edhe pse prindërit e tij emigruan nga Irani në Shqipëri, Naimi nuk ka shkuar dot kurrë në vendin e tij të origjines.
Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Naimi rrëfen se besimtarët Bahai në Iran persekutohen, burgosen dhe vriten.
Naimi tregoi edhe arsyet se përse ndodh kjo.
“Unë nuk kam qenë kurrë në Iran me thënë të drejtën. Kam qenë kurioz, por Bahait persekutohen shumë në Iran dhe besoj se nuk do ishte një hap i mirë që të shkoja për vizitë.
Një prej prej parimeve apo strukturave që kemi në besimin Bahai, është një rend adminsitrativ, nuk kemi priftërinj, nuk kemi hoxhallarë, njerëz individualë të cilët ta drejtojnë bashkësinë.
Kemi vetëm institucione. Kleri e pëlqen fuqinë e vet, e pëlqen ndikimin që ka te njeriu dhe janë të ndjerë shumë të rrezikuar nga përhapja e besimit Bahai në Iran. Kjo ka çuar në përçarje, tortura dhe vrasje”, theksoi ai./m.j











