• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iranianët përplasen në Shqipëri (dhe rrahja e gazetares britanike në Tiranë)

by A R
20/08/2018 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte paralajmëruar dhe po ndodh. Thuajse çdo ditë, mediat e Tiranës mbushen me akuza dhe kundër akuza mes anëtarëve të organizatës MEK dhe shtetit të Iranit duke transferuar kështu në Shqipëri një konflikt, i cili zhvillohet mijëra kilometra larg dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-mailit në media dhe daljeve publike, anëtarë të MEK akuzojnë se agjenturat e shtetit të Iranit janë duke i kërcënuar me jetë duke i bërë thirrje shtetit shqiptar që t’i mbrojë.

Ndërkohë, akuzave në fjalë iu jepet përgjigje në forma të ndryshme ku herë pas here rridhen në media akuza se pikërisht këta anëtarë do të bëjnë sulme terroriste edhe në Shqipëri duke shkaktuar kështu një situatë frike në vend.

Vetëm pak javë më parë, Sommayeh Mohammadi do të bënte një deklaratë publik sipas të cilës babai i saj, Mustafa Mohammadi, një shtetas kanadez i rekrutuar nga agjentët e Iranit kishte ardhur në Tiranë për t’a vrarë atë.

Kjo letë qarkulloi thuajse në të gjitha mediat e Tiranës, ndërsa vetëm sot është publikuar letra e babait të saj, i cili akuzon MEK-un se e kanë rrahur dhe kërcënuar.

Po ashtu, pak ditë më parë, MEK shpërndau në media një shkrim ku thuhej se rrezikohej seriozisht jeta e Pandeli Majkos.

Edhe ky lajm bëri xhiron në mediat e Shqipërisë, ku mijëra prej atyre që e kanë lexuar nuk e kanë bërë lidhjen mes akuzave indirekte të MEK ndaj Iranit dhe rrezikut real që i kanosej politikanit të lartë shqiptar.

Dy ditë më parë, lajmi se një gazetare britanike e Channel 4 ishte rrahur në kampin e muxhahedinëve në Manëz mori dhenë në Shqipëri, për t’u pasuar me deklaratën e MEK, sipas të cilëve ajo ishte një agjente iraniane dhe ishte dërguar këtu me mision nga Irani.

Të gjitha këto ngjarje ndodhin në rrugët e Shqipërisë, të mbushura me qytetarë hallexhinj që shkojnë në punë dhe tashmë duhet të përballen edhe me problemet e iranianëve.

Histori kërcënimësh, agjenturash dhe kundër agjenturash po publikohen çdo ditë në mediat e Shqipërisë, ndërsa krahas halleve të përditshme të tyre, shqiptarët tashmë duhet të shohin se si iranianët po luftojnë njeri-tjetrin në media, politikë madje duke u rrahur edhe në rrugët e Tiranës, mijëra kilometra larg atdheut të tyre.

Çfarë është MEK (Muxhanedinët)

Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979 që rrëzoi Shahun nga pushteti.

Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe si rrjedhojë u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin, kryesisht në Irak. regjimi i Sadamit i mirëpriti dhe ju dha nje territor të tërë që ata e zhvilluan në një kamp-qytet të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf.

MEK iu përkushtua, gjithashtu, përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. grupi bashkëpunoi me regjimin e Sadam Huseinit si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.

Si rezultat i aktivitetit të tyre ata u futën në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA-të.

Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.

Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga Iraku. Një nga motivimet për persekutimin ishte bashkëpunimi i tyre i mëparshëm me regjiin e Sadamit dhe veçanërisht shërbimet e tij sekrete.

Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Bagdad.

Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve.

Në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në mars të vitit 2013, qeveria Berisha pranoi të strehonte 210 muxhahedinë, 30 të parët prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013.

Në shtator të vitit 2014, kryeministri Rama u takua me sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes ministrit Bushati dhe sekretarit Kerry.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-kryeminsitri Berisha.

Sipas Washington Postit, deri në shkurt të 2016 në Shqiperi kishin mbërritur 700 muxhahedinë.

Në fillim të vitit 2016, kryeministri Rama pranoi të strehojë të gjithë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u u përfundua gjatë vizitës së Sekretari të Shtetit John Kerry në Shqipëri në shkurt 2016.

Nisur nga buriemt e qeverisë amerikane dhe mediave amerikane, në total, në Shqipëri janë streguar rreth 2600- 3000 muxhahedinë.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë publike jo vetëm numrin e saktë të muxhahedinëve që do të strehoen në vend, por nuk ka pranaur apo folur asnjëherë për ketë çeështje. (Albeu.com)

Next Post
Ministria e Brendshme rrëzon akuzat e PD për Agim Hysin: Ja e vërteta e emërimit!

MPB reagon për 'raportin' e CIA-s: Material i publikuar që në vitin 2007

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In