‘Një raketë balistike iraniane është lëshuar drejt hapësirës ajrore turke’, tha ministria turke e mbrojtjes.
Mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun lindor rrëzoi raketën, e cila kaloi nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.
Nuk është raportuar për viktima ose të lënduar. Pas këtij incidenti njoftohet se Turqia do të komunikojë me NATO-n dhe aleatët e tjerë.
“Ndërsa Turqia mbështet stabilitetin dhe paqen rajonale, ajo është plotësisht e aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e saj, pavarësisht nga burimi ose origjina e çdo kërcënimi. Të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim. Ne përsërisim se e drejta jonë për t’iu përgjigjur çdo akti armiqësor të drejtuar kundër vendit tonë është e rezervuar. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund ta përshkallëzojnë më tej konfliktin në rajon”, thuhet në reagimin zyrtar.











