• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani sulmon dronin detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit –

by Java News
06/09/2026 11:04
Irani sulmon dronin detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Irani tha të dielën se forcat e tij sulmuan një dron detar amerikan që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit, disa orë pasi shënjestruan anije në kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj tri cisternave të naftës.

Rundi i fundit i përplasjeve, i cili nisi me sulmet amerikane javën e kaluar, vjen në një kohë kur lufta gjashtëmujore mes tyre Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka hyrë në një ngërç.

Irani ka ruajtur kontrollin mbi Ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërsa Uashingtoni vazhdon bllokadën detare ndaj porteve iraniane.

Uashingtoni po synon po ashtu që të godasë ekonominë iraniane, duke vendosur sanksione ndaj subjekteve që kanë lidhje financiare me Republikën Islamike, në përpjekje për ta detyruar atë të nënshtrohet.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), thanë të dielën se “sulmuan një mjet lundrues ushtarak amerikan pa ekuipazh” që po përpiqej të hynte në ngushticë, sipas një deklarate që u transmetua nga televizioni shtetëror.

Disa orë më herët, IRGC-ja tha se forcat e saj detare “shënjestruan tri cisterna nafte në një rrugë të paautorizuar në Ngushticën e Hormuzit dhe tri anije të lidhura me Amerikën vrasëse të fëmijëve në zona të tjera”.

Ajo paralajmëroi anijet që të mos tentojnë të kalojnë përmes rrugëve të pamiratuara.

Të shtunën, Komanda Qendrore e ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në rajon, tha se ka goditur cisterna të lidhura me IRGC-në, duke e akuzuar krahun më të fuqishëm të ushtrisë iraniane se ka tentuar, pa sukses, të qëllonte ndaj anijeve luftarake amerikane.

“Pas sulmeve të pasuksesshme të Iranit, CENTCOM çaktivizoi përgjithmonë cisternën e naftës së papërpunuar të IRGC-së, M/T Downy, në brigjet e ishullit Harg, si dhe M/T Stark 1 pranë Jaskut”, tha CENTCOM-i.

“Forcat amerikane gjithashtu shkatërruan plotësisht cisternën e naftës së papërpunuar M/T Kylo, e cila nuk kishte ngarkesë, në Gjirin e Omanit, duke e goditur anijen në disa pika kritike për ta bërë atë të papërdorshme, pasi ekuipazhit iu dha urdhër që ta braktiste anijen”.

Një video e publikuar nga CENTCOM-i tregonte zjarr dhe flakë të mëdha që ngriheshin në ajër pasi predhat goditën anijet.

Sipas saj, tri anijet ishin “pjesë e një rrjeti në hije, me vlerë miliarda dollarë, që financon IRGC-në dhe grupet e saj të lidhura në rajon”.

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane pretendoi se dy anijet luftarake amerikane që kishte shënjestruar ishin “detyruar të tërhiqeshin” pasi “kishin pësuar dëme”, por CENTCOM-i tha se ato anije arritën t’u shmangeshin me sukses sulmeve iraniane.

Komandanti i CENTCOM-it, admirali Brad Cooper, tha pas operacionit: “Nëse qëlloni ndaj dy prej anijeve tona, ne do t’ju shkaktojmë një kosto edhe më të madhe ekonomike – duke nxjerrë nga përdorimi tri prej anijeve tuaja”.

Ministria e Jashtme iraniane kritikoi Uashingtonin për sulmet ndaj cisternave të naftës, duke i cilësuar ato si “veprime të paligjshme dhe agresive”.

Next Post
Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com