• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani: Sulmet ndaj Izraelit ishin të paralajmëruara. SHBA e dinte se…

by A M
14/04/2024 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër Izraelit 72 orë përpara, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

“Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që përgjigjja e Iranit kundër Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë, po ashtu, se Irani i ka informuar Shtetet e Bashkuara se sulmet e tij kundër Izraelit do të jenë të “kufizuara” dhe për vetëmbrojtje, gjatë një takimi me ambasadorë të jashtëm.

Izraeli dhe aleatët e tij i kanë rrëzuar pjesën më të madhe të rreth 300 dronëve dhe raketave të nisura përgjatë natës prej Iranit.

Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Izrael, teksa sistemi ajror izraelit i ka rrëzuar raketat dhe dronët në ardhje.

Ushtria amerikane dhe ajo britanike është thënë të kenë ndaluar një numër të madh të raketave dhe dronëve ende pa arritur në Izrael.

Autoritetet izraelite kanë raportuar vetëm për dëme të lehta në një instalim ushtarak dhe kanë thënë se një vajzë shtatëvjeçare është plagosur rëndë, pasi pjesa më e madhe e raketave janë rrëzuar pa arritur në tokë.Irani ka thënë se sulmet janë kundërpërgjigje të një sulmi të kryer në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e të cilit janë vrarë disa iranianë, përfshirë figura të rëndësishme ushtarake.

Izraeli as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar kryerjen e sulmit.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, e ka paralajmëruar Izraelin kundër ndonjë “sjelljeje të pamatur”, pas sulmit, duke thënë se përgjigja pasuese e Teheranit do të jetë “edhe më e fuqishme”.Ushtria iraniane ka pretenduar se sulmet e saj i kanë arritur të gjitha objektivat dhe se operacioni është kryer me sukses.

Qeveritë perëndimore dhe të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje./REL

Next Post
“The making of Albanians”

Shqipëria pret opozitën, ata shtrëngojnë ‘proamerikanizmin’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com