• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

by A R
24/03/2026 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Metropolitane e Londrës po heton një sulm me zjarrvënie ndaj katër ambulancave të organizatës bamirëse hebraike Hatzola në zonën e Golders Green, në veri të Londrës, që po konsiderohet kryesisht si krim me motiv antisemitik, ndërsa hetuesit janë duke shqyrtuar edhe një lidhje të mundshme me një grup të lidhur me Iranin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 23 marsit 2026, kur katër ambulancave iu vu qëllimisht zjarri, duke shkaktuar shpërthime nga cilindrat e oksigjenit, por pa lënë të lënduar, megjithëse pati dëme materiale dhe u evakuuan disa banorë të zonës.

Policia publikoi pamje të tre personave me kapuçë, që hodhën lëndë djegëse mbi automjete dhe më pas u larguan, ndërsa hetuesit kanë marrë në shqyrtim të gjitha pistat e mundshme, përfshirë edhe një pretendim përgjegjësie nga një grup islamist me lidhje të dyshuara me Iranin i quajtur Harakat Ashab al-Yamin al-Islamia.

Megjithatë, deri më tani nuk ka prova të drejtpërdrejta që konfirmon se Irani apo ndonjë shtet tjetër qëndron pas sulmit.

Hatzola është një shërbim vullnetar emergjent mjekësor i udhëhequr nga komuniteti hebre dhe që vepron prej vitit 1979 në veri të Londrës, duke ofruar ndihmë pa pagesë që përfshin edhe persona jashtë besimit hebre.

Ky incident ka ngjallur shqetësim të gjerë në Britani, sidomos te udhëheqësit e komunitetit hebre dhe politikanët, të cilët e dënuan si një akt të urrejtjes ndaj një shërbimi që shpëton jetë.

Grupi Harakat Ashab al-Yamin al-Islamia është përshkruar nga inteligjenca si një rrjet islamist militant i ngjashëm me organizata të mbështetura nga Irani, i cili ka pretenduar përgjegjësi për një valë të sulmeve antisemitike në disa vende evropiane, por autenticiteti i këtyre pretendimeve ende nuk është verifikuar zyrtarisht nga autoritetet./BBC/

Next Post
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In