• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani përgatit skenarin e ri të përplasjes me SHBA-në, i kërkon Houthi-ve bllokimin e rrugës së naftës në Detin e Kuq

by E B
17/07/2026 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani i ka kërkuar lëvizjes Houthi të Jemenit të qëndrojë gati për të mbyllur rrugën e transportit të naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara godasin infrastrukturën energjetike iraniane – një kërcënim i ri dhe serioz për furnizimet globale me energji – thanë tre burime për agjencinë Reuters.

Kjo ide është diskutuar brenda udhëheqjes së Republikës Islamike dhe mesazhi u është përcjellë aleatëve Houthi të Iranit, thanë dy burime të larta iraniane dhe një burim rajonal i njohur me çështjen, të cilët folën në kushte anonimiteti, shkruan A2.

Burimet thanë se Houthi-t ishin informuar së fundmi për kërkesën e Teheranit, një informacion që nuk ishte raportuar më parë. Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme se si ishte përcjellë kërkesa apo nëse ajo erdhi pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump të martën për të sulmuar infrastrukturën energjetike iraniane.

Ministria e Jashtme e Iranit dhe një zëdhënës i grupit Houthi nuk ishin menjëherë të disponueshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së Reuters për koment.

Një burim pranë Houthi-ve tha se grupi kishte përfunduar përgatitjet për të sulmuar anijet duke vendosur raketa dhe dronë pranë ngushticës Bab el-Mandeb – porta hyrëse për në Detin e Kuq – në zonat malore të Jemenit që mbikëqyrin Hodeidah-un dhe Gjirin e Adenit, dhe se po priste urdhrin për të filluar.

Dy burime rajonale pranë Riadit thanë se mbretëria po i merrte shumë seriozisht kërcënimet nga Irani dhe Huthët, duke shtuar se Riadi ishte në dijeni se grupi jemenas tani po koordinohej ngushtë me Iranin mbi Detin e Kuq.

Tensionet janë rritur që kur një armëpushim i brishtë i qershorit midis Teheranit dhe Uashingtonit u shemb, duke ringjallur frikën e një lufte në shkallë të plotë dhe duke ndërprerë rrjedhat e energjisë përmes Ngushticës.

Mbyllja e ngushticës nuk do të ishte e vështirë, tha burimi, duke shtuar: “Kushdo që ka një pushkë mund ta ndërpresë transportin detar. Nuk ke nevojë për raketa të sofistikuara për ta ndërprerë atë”.

Irani i konsideron Huthët si pjesë të “Boshtit të Rezistencës” së tij rajonale, një aleancë që përfshin gjithashtu Hezbollahun e Libanit dhe grupet e armatosura shiite irakiane, të cilat tashmë i janë bashkuar konfliktit rajonal midis Teheranit dhe Uashingtonit. Megjithatë, rebelët Huthë nuk janë përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Next Post
Seanca paraprake për “SASPAC”, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim, ja kur shpallet përfundimisht

Seanca paraprake për “SASPAC”, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim, ja kur shpallet përfundimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In