• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani nuk i përfill sanksionet amerikane

by Java News
29/07/2017 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani i ka dënuar sanksionet e reja të miratuara nga Kongresi në SHBA, për programin e tij të raketave, mirëpo ka premtuar se do ta vazhdojë atë. “Ne do të vazhdojmë me fuqi të plotë programin tonë të raketave”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi për një televizion të kontrolluar nga shteti. “E dënojmë këtë veprim armiqësor dhe të papranueshëm”, ka thënë ai për sanksionet. Ghasemi ka thënë se Teherani i konsideron masat e SHBA-së si “armiqësore, të dënueshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se “këto janë përpjekje për të dobësuar marrëveshjen bërthamore”.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 të SHBA-së dhe fuqive të tjera botërore, Irani duhet të limitojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Irani konsideron se testimi i raketave nuk e shkel marrëveshjen, pasi aksione të tilla po bëhen për qëllime të vetëmbrojtjes.

“Ushtria dhe fusha bërthamore janë çështje të politikës sonë të brendshme, dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë apo të komentojnë rreth tyre”, ka shtuar Ghasemi.

Legjislacioni i sanksioneve, i cili përfshin edhe Rusinë dhe Korenë Veriore, është miratuar nga Senati i SHBA-së. Legjislacioni ri parasheh dënime të detyrueshme për njerëzit që janë të përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit, dhe për secilin që bashkëpunon në këtë drejtim. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump do ta nënshkruajë legjislacionin për t’i kthyer sanksionet në ligj.

Ndaras prej këtij vendimi, Departamenti i Thesarit në SHBA, i ka vënë sanksione kompanisë industriale iraniane, Shahid Hemmat (SHIG), e cila konsiderohet si “qendra” e Teheranit për programin e raketave balistike.

Ky vendim erdhi si përgjigje të atyre që Thesari i ka konsideruar si “vepra të vazhdueshme provokative” nga ana e Iranit. “Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të kundërshtojë aktivitetin e raketave balistike të Iranit”, ka thënë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin ka thënë se sanksionet “theksojnë shqetësimet e thella të SHBA-së rreth zhvillimeve në Iran, sa i përket raketave balistike dhe sjelljeve të tjera provokative”.

Më 28 korrik, Britani e Madhe, Franca dhe Gjermania i janë bashkuar SHBA-së, për të dënuar lansimin e një rakete nga Irani me kapacitet të bartjes së një sateliti dhe kanë paralajmëruar se një veprim i tillë është në kundërshtim me rezolutën e OKB-së, dhe shkel marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë zhvillimin e raketave që kanë kapacitet të bartin koka bërthamore dhe kanë “ndikim destabilizues në rajon”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Largimi i Tahirit/ Astrit Patozi: Të gjitha gjurmët të çojnë në çadër…

Patozi i kthehet Ramës: Timonin e more me ndihmën e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In