Irani ndaloi sot të gjitha fluturimet me Kurdistanin irakian me kërkesë të qeverisë së Bagdadit, një ditë para zhvillimit të një referendumi për vetëvendosje në këtë rajon, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve “Irna”.
“Me kërkesë së qeverisë qendrore irakiane, të gjitha fluturimet drejt aeroportit të Erbilit dhe të Souleymanieh, si dhe të gjitha fluturimet me nisje nga Kurdistani irakian që kalojnë tranzit nga Irani janë ndërprerë”, deklaroi Keyvan Khosravi, zëdhënës i Këshillit Suprem për sigurinë kombëtare, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve./b.d










