• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Irani liron marinsat: SHBA kërkuan falje për inkursionin

by Ylli Dylgjeri
13/01/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndalimi i dy mjeteve lundruese të Flotës së Pestë Amerikane, me 10 marinsa në bord, pranë ishullit të Farsit tingëlloi si provokim, nisur nga fakti që e parapriu me vetëm disa orë fjalimin e fundit të Barack Obamës mbi gjendjen e kombit. Lajmi shkaktoi një zinxhir të menjëhershëm reagimesh: Shtëpia e Bardhë mobilizoi Departamentin e Shtetit; Sekretari John Kerry i telefonoi homologut iranian, Javad Zarif, e premtoi zgjidhje të shpejtë të ngërçit të krijuar.

“Marinsat do të lirohen”, ishte deklarata e tij dhe ashtu ndodhi vërtet, transmeton TCh njoftimin. Kreu i Rojeve Revolucinare të Iranit, gjenerali Ali Fadavi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ndjesë për inkursionin detar dhe se, grupi i marinsave është lënë i lirë. Dy anijet patrulluese, të armatosura me mitralozë, ishin në një mision stërvitor mes Kuvajtit e Bahreinit, vendi që strehon komandën e flotës së pestë, kur humbën kontaktet me radarët. Mendohet se ato kanë përfunduar gabimisht në ujërat iraniane: njëra pësoi defekt, tjetra qëndroi ta ndihmonte. Në këtë moment kanë ndërhyrë pasdaranët iranianë, duke i ndaluar të dy mjetet. Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” përdori tone të ashpra e foli për arrestimin e marinsave, mes të cilëve është edhe një femër, ndërsa media të tjera vendase hodhën hipotezën e një akti spiunazhi, arsye për të cilën janë sekuestruar edhe disa aparatura në bord sipas tyre.

Next Post

FIFA shkarkon sekretarin e përgjithshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In