• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani kryen ekzekutimin e parë në lidhje me protestat

Një 23-vjeçar u dënua për plagosjen e një roje sigurie me një thikë në 25 Shtator një javë pasi shpërthyen demonstratat

by A R
08/12/2022 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani ka kryer ekzekutimin e parë të një personi që mendohet se është dënuar gjatë protestave mbarëkombëtare të javëve të fundit. Personi i ekzekutuar u identifikua si Mohsen Shekari.

Ai u dënua pasi dyshohet se sulmoi një oficer sigurie me një thikë të gjatë. Ky ekzekutim besohet se shënon ndëshkimin e parë të tillë të kryer nga Teherani. Ekzekutimi vjen teksa edhe të burgosur të tjerë përballen me dënime me vdekje për përfshirjen e tyre në protestave.

23-vjeçari u arrestua më 25 shtator, pak më shumë se një javë pasi shpërthyen protestat në të gjithë Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia morale e vendit pasi dyshohej se nuk iu përmbahej kodit të veshjes.

Mohsen mori dënimin paraprak me vdekje më 20 Nëntor, i cili u ekzekutua pak pasi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë e vendit. Amnesty International kishte paralajmëruar në fillim të këtij muaji se të paktën 28 ​​persona mund të përballen me ekzekutimin në Iran në lidhje me protestat, duke thënë se autoritetet përdorin dënimin me vdekje si një mjet shtypjeje politike për t’i dhënë fund kryengritjes popullore.

Shefi i gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni-Ejei në fillim të kësaj jave u shpreh se disa nga dënimet me vdekje që ishin dhënë më parë për korrupsion dhe “luftë kundër Zotit” në lidhje me protestat ishin mbështetur nga Gjykata e Lartë.

Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalojë ekzekutimin e të burgosurve në lidhje me protestat, por autoritetet iraniane kërkojnë të mbrojnë vendin nga komplotet e fuqive të huaja , veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, të cilat ata i akuzojnë se qëndrojnë pas trazirave. Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut votoi muajin e kaluar për të krijuar një mision faktmbledhës për të hetuar trajtimin e protestave nga Irani, por Teherani  tha se nuk do të bashkëpunonte  me të për shkak të natyrës së tij politike.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In